Nga pandemia Corona në histeri kolektive

0
159
Nga pandemia Corona në histeri kolektive

Corona-virusi është një temë bisede pothuajse kudo: në rrugë, kafiteri, zyra… dhe nga sot në Tetovë edhe gjetiu edhe në supermarkete. Por, histeria kryesore po krijohet në portale, Fb profile etj. Qytetarët po përgatiten në rast “të karantinit shtëpiak”, respektivisht qëndrimit në shtëpi.

Shkruan: Prof. Dr. Qufli Osmani

Kur shoqëria përballet me frikën, panikun dhe mosbesimin krijohet histeria kolektive. Fatkeqësisht, kjo po i ndodh shoqërisë tonë. Njerëzit, fillimish në Shqipëri dhe nga sot edhe në Maqedonin Veriore, filluan të bëjnë furnizime histerike “ushqimore”.

Frika, mosbesimi dhe histeria në një afat të shkurtër zëvendësuan gjithçka që konsideronim si rutinë dhe përditshmëri.

Bisedat rreth fushatës parazgjedhore, frymëzimi për të migruar, fejsbukimi i paragjykuar mbi “lirinë dhe të drejtën”, problemet në arsim dhe ekonomi etj krejt papritur u gjunjëzuan para diçkaje që deri më tani kemi parë vetëm në filmat triler dhe horor, një virus që brenda një dite merr përpara vetes gjithçka: ekonomin vendore, identitetin konsumator, përditshmërin sado të ishte ajo monotone…

Corona-virusi është një temë bisede pothuajse kudo: në rrugë, kafiteri, zyra… dhe nga sot në Tetovë edhe gjetiu edhe në supermarkete. Por, histeria kryesore po krijohet në portale, Fb profile etj. Qytetarët po përgatiten në rast “të karantinit shtëpiak”, respektivisht qëndrimit në shtëpi.

Nejriu i rëndomtë është në kërkim të informatave sensacionale mbi situatën e krijuar me Coronavirusin. Çdo informatë senzacionale plasohet në formë të statuseve “senzacionale facebook-ine”, teksteve të papërgjegjshme gazetareske etj. Senzacionalizmi në fjalë, shkakton frikë por edhe shpresë të pabazuar midis lexuesve, comentuesve.

Në thelbin e histerisë “corona-iare” qëndron një përvojë kolektive e frikës. Në botën e sofistikuar, teknologjikisht të avancuar dhe të kontrolluar, nuk jemi mësuar me gjëra që janë të paparashikueshme. Kur ndodh diçka e tillë, ne fillojmë nga më e keqja: nxisim frikë, ushqejm panikun, stimulojm pasigurinë dhe histerin….të cilët i konsiderojm si krejt normale.

Rritjes së histerisë i kontribuon edhe besimi i tepërt në shkencë, në këtë rast në industrinë e farmacisë. Farmacia kishte përgjigje medikamentoze për një numër impresionues të sëmundjeve dhe viruseve… “Corona … a nuk kanë arritur ta zbulojn vakcinën?
Diku kam lexuar se “Mjekësia ka përparuar aq shumë sa që për çdo kurë është gjetur nga një sëmundje!”

Kjo krijon një epidemi histerike. Epilogu: njeriu shndërrohet në vegël lehtësish të manipulueshme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu