Ngjarjet që policia i mban të mbyllura

0
660

Disa ngjarje, vepra të ndryshme kriminale, që kanë ndodhur në dy muajt e fundit në komunën e Skënderajt, e të cilat qytetarët i dinë, Policia e Kosovës nuk i ka bërë transpartente.

Një abuzim seksual në një fshat të Skënderajt, një plagosje me armë zjarri, gjithashtu në një fshat të Skënderajt, therje me thika në qendër të qytetit, rrahje në një dyqan tregtar në qendër të qytetit të Skënderajt, kërcënimi “Diktator, largohu se të vrasim” në derën e drejtorit të QKMF-së janë vetëm disa nga ngjarjet e heshtura nga Policia dhe përveç qytetarëve, disa nga të cilët ishin dëshmitarë okularë, opinioni nuk është njoftuar fare.

Një rast tjetër, i ekzaminuar nga policia e Skënderajt, ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve, ku gjurma gjaku janë gjetur përgjatë korridorit deri në fund të shkallëve, ku policia ka gjetur edhe një çantë me libra të një 13-vjeçari nga Rezalla, nxënës i klasës së 13-të të shkollës teknike “Anton Çetta” në Skënderaj.

Edhe për këtë rast, policia nuk është deklaruar, as përmes të raporteve ditore të cilat u shpërndahen përfaqësuesve të medieve e as nuk janë përgjigjur në interesimin e gazetarëve për ngjarjen.

Burime të gazetës gjithashtu kanë bërë të ditur për përdorim të drogës nga disa nxënës të dy shkollave të mesme, por asnjë fjalë as nga burime të policisë e as nga drejtoritë e shkollave.

Për të gjitha këto gazeta është përpjekur ta kontaktojë zëdhënësin rajonal të Policisë, toger Besim Hotin, por ai tha se ndodhet në pushim vjetor.

E para se të shkonte në pushim, toger Hoti është arsyetuar se ngjarjet më të mëdha në veri të Mitrovicës, i kanë lënë nën hije ngjarjet tjera nëpër komuna.

Me gjithë gatishmërinë e toger Hotit për transparencë jo një herë ai thoshte se informacionet për ngjarjet nuk i shkojnë gjithherë atij në Mitrovicë, pra mbesin të mbyllura përbrenda Stacionit të Policisë në Skënderaj.

 

Nga Kajtaz Gecaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu