Ngrihet flamuri grek në Himarë: Mediat Greke, të dëbojmë Shqiptarët

0
536

flamuri-greke-ne-himare

Vetëm një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, veshur me rrobën ushtarake, paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë”, zgjidhet gjuha në qarqet ekstremiste greke.

Ndërkohë që në kalanë e Himarës është ngritur flamuri grek. Flamuri është ngritur mëngjesin e sotëm dhe valevitej në hyrje të kalasë.

parulla-himara-esht-greqi

Ndërkohë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër po mëngjesin e sotëm, sipas një fotoje të siguruar nga “BalkanWeb” rezulton të jenë shkruar me sprajt parrulla për “Vorio-Epirin”.

Mediat greke 

Në disa nga mediat greke lexon sot thirrje për zhdukjen e shqiptarëve. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”. Por nuk ndalet me kaq.

mediat-greke

Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.

Zhvillimet vijnë pas reagimit të fortë të ministrit të mbrojtjes Kammenos drejtuar Shqipërisë dhe Turqisë, në vijim të retorikave të acaruara mes vendeve.

flamuri-greke-ne-himare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu