Ngritja dhe rënia kriminale e Margarita Kadriut

0
906

Margarita Kadriu

Pasi humbi mundësinë e fitimit të ministrisë që do ta shfrytëzonte si instrument për të futur në dorë të gjitha ato asete që i dëshironte për t’i vënë në shërbim të rritjes së kapitalit të familjes së saj dhe të padronit nga Beogradi ish-zëvendëskryeministrit Mirosllav Mishkoviq, pa një pa dy u largua nga PDK.

Është e vërtetë e pamohueshme se shoqëria kosovare ka rrëshqitur në një hendek të thellë, prej të cilit ka pak shpresë se mund të dilet në një të ardhme të afërt.

Media, si instrumenti nëpërmjet të cilit publiku do duhej të informohej dhe të kishte nën vëzhgim në vazhdimësi ata të cilët ua delegon pushtetin, i ka hyrë një qorrsokaku kriminal, që u shërben interesave të ngushta klanore e mafioze.

Fenomeni më i rrezikshëm në këtë drejtim padyshim është ai i instaluar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryeredaktorja de fakto e gazetës Kosova Sot, Margarita Kadriu.

Kadriu, siç dihet publikisht, ka në pronësi një sërë biznesesh (bashkë me familjen e saj), prapa të cilave qëndron ish zëvendëskryeministri i Sllobodan Millosheviqit, Miroslav Mishkoviq. E këto biznese, ajo mundohet t`i mbështet me gazetën private Kosova Sot.

Në shërbim të këtyre bizneseve është edhe gazetaria “hulumtuese” të cilën në mediumin e vet e urdhëron Margarita Kadriu. E kjo gazetari ka vetëm një mision: Sulmin e pamëshirshëm ndaj gjithë atyre që i dalin para synimeve biznesore gllabëruese të familjes Kadriu. Hiq fare, nuk ka rëndësi lodhja për të gjetur prova, mbi të cilat duhet të bazohen këto sulme. Mjafton vetëm që imagjinata të jetë në ditën më të mirë.

Hasha me magin

Duke shantazhuar po nëpërmjet medies së saj arriti të bëhej nënkryetare e PDK-së pa qenë as edhe një ditë të vetme anëtare partie. Një fyerje kjo për gjithë njerëzit që për vite me radhë dhanë kontribut të madh në partinë e cila tash e 8 vjet udhëheq me pushtetin në Kosovë.

Shantazhi i kreu punë zonjës Kadriu e cila aderimin në PDK e shihte thjesht si një trampolinë për arritjen e qëllimeve të saja jetësore: shfrytëzimin e sa më shumë resurseve publike të Kosovës në interesin e ish-zëvendëskryeministrit të Millosheviqit. Natyrisht, edhe të mirat për familjen Kadriu si vasale të shefit nga Beogradi nuk do të mungonin.

Të pakënaqur nga ky kapërcim i madh në karrierën modeste të Znj. Kadriu (sepse asnjëherë nuk ka rënë në sy për ndonjë të arritur në gazetari) njerëzit e PDK-së, të frikësuar filluan një fushatë demaskimi të nënkryetares së tyre.

Të frikësuar nga shefat e partisë që ishin mbështetës të ardhjes së Margaritës në krye të PDK-së, kundërshtarët e këtij katapultimi jonormal filluan dërgimin e emailave (të cilët do t’i publikojmë në ditët në vijim) me të cilët demaskohej veprimtaria kriminale e kësaj ,,zonje” që udhëhiqej nga ditorja e saj ,,Kosova sot”. Përmes këtij instrumenti që kishte në duar, ajo jo vetëm gazetarët i kishte shndërruar në marioneta ngase i trajtonte si shërbëtorë, por filloi të kërcënonte dhe shantazhonte dhe gjyqtarët. Ata duhej të mësonin dhe të bindeshin një herë e përgjithmonë se me kë kishin punë.

Miroslavi

Miroslav Mishkoviq

Edhe në rrugën e re që e nisi, si politikane me ambicien që pas një muaji ta shtinte në dore Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ajo kishte prapa në vijën e parë po ashtu gazetën bulevardeske me të cilën mundohej të terrorizonte kundërshtarët politik të PDK-së, ata që donin t`ia “vidhnin” nga dora së paku një ministri.

Gazetën ua ofronte çdo ditë lexuesve me “Misionin e Ri” të Thaçit në ballinë, si alternativë e vetme politike që duhej votuar.

Mirëpo, pasi humbi mundësinë e fitimit të ministrisë që do ta shfrytëzonte si instrument për të futur në dorë të gjitha ato asete që i dëshironte për t’i vënë në shërbim të rritjes së kapitalit të familjes së saj dhe të padronit nga Beogradi ish-zëvendëskryeministrit Mishkoviq, pa një pa dy u largua nga PDK.

Koha kaq e shkurtër e qëndrimit në PDK, bile në krye të saj, si nënkryetare, është dëshmia më e mirë për demagogjinë e saj edhe atëherë kur gjoja angazhohej për ta mbështetur PDK-në dhe programin e saj. Për më tepër, kjo gjë dëshmoi vërtetësinë e asaj që kundërshtarët e saj kishin deklaruar me ndrojtje për shkak të frikës nga shefat e PDK-së.

Në ditët në vazhdim, që nga nesër, ekskluzivisht  fakte të reja për këtë çështje:

– Sulmi i gazetës Kosova sot të udhëhequr nga Margarita Kadriu ndaj kompanive vendore bëhet me qëllim të krijimit të hapësirës për kompanitë serbe, respektivisht për kompaninë e Mishkoviqit, degë e të cilës janë bizneset e Kadriut.

– Sulmet dhe shantazhet ndaj prokurorisë dhe gjyqtarëve të caktuar për t’u mbrojtur nga dënimet për vepra penale.

– Hyrja në politikë për terminalin doganor dhe dalja nga PDK pasi që nuk ia doli kësaj ndërmarrjeje.

magi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu