Ngujohen minatorët e Trepçës, duan të informohen për fatin e kompanisë

0
660

Trepça

Para pak çastesh drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava që kishte hyrë në horizontin e dhjetë të minierës për të biseduar me minatorët, doli nga atje për të treguar se çfarë po ndodh brenda. Minatorët e Trepçës të cilët kanë qenë në ndërrim të mëngjesit sot janë ngujuar nëpër horizontet e minierës dhe janë duke kërkuar nga menaxhmenti i kompanisë që t’u japë informacione se cili do të jetë fati i kompanisë pas ligjit të miratuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës.

Tmava konfirmoi se punëtorët që ndodhen 650 metra nën tokë aktualisht nuk janë duke punuar.

“200 deri 250 punëtorë momentalisht nuk janë duke punuar dhe se po kërkojnë garanci shtesë nga liderët institucionalë, pasi që dihet se nuk është kryer dje e gjithë puna për ‘Trepçën’,” tha Tmava.

Dje Kuvendi i Kosovës vetëm me votat e pozitës aprovoi Ligjin Për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, i cili vetëm parandalon likuidimin dhe falimentimin e kompleksit industrial, por nuk përcakton pronësinë ndaj këtij gjiganti ekonomik.

Tmava tha se sindikata e minatorëve të “Trepçës” është duke vazhduar konsultimet me punëtorët.

“Tash sindikata është duke biseduar me punëtorë dhe shumë shpejt do t’i harmonizojnë disa kërkesa drejtuar institucioneve me të cilat do të dalin,” deklaroi Tmava.

Tmava u pyet se a i përfaqëson ai punëtorët.

“Unë çdoherë jam dhe kam me qenë zani i punëtorëve,” u zotua drejtori.

Studentet

Studentët e UP’së: “Isën e japim, Trepçën s’e japim”(Foto/

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur lidhur me ndërmarrjen Trepça kanë nxitur reagime nga të gjithë anët.

Protesta për veprimet e Qeverisë së Kosovës, dhe lënien e kësaj kompanie në duart e AKP-së, janë duke bërë edhe Parlamenti Studentor i UP-së.

Ata po kërkojnë nga kryeministri Isa Mutafa shkarkimin e ministrit Jabllanoviq.

Studentë të shumtë i ishin përgjigjur ftesës për protestën me moton “Kryeministër Shkarkoje”, ndërsa thërrisnin parulla “Isën e japim, Trepçën s’e japim”.

“Jemi kundër të gjithë Jabllanoviqëve këtu dhe në Beograd që prekin mbi identitetin tonë kombëtar”, ka thënë Arben Mehmeti, kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP). Mehmeti tha se nëse ka drejtësi në Kosovë ose në Evropë, sipas kodit penal të Kosovës Jabllanoviq duhet të ndiqet penalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu