Dr. Nikë Gjelolshi nuk është pjesë e asnjë prej kombinimeve institucionale

0
670

xheloshi-220314

Kohëve te fundit shumë miqë te mi, brenda e jashtë vendi, janë interesue ta dinë: a jam pjesë e kombinimeve institucionale dhe a jam i angazhuar në ndonjë subjekt politik?   

Jam i shtërnguar ta bëjë ketë njohtim publik:

Se pari, miq të nderuar, Ju falenderoj nga zemra per interesimin qe tregoni ashtu siq treguet edhe gjatë fushatës zgjedhore të 8 qershorit!

E dyta, Jo nuk jamë pjesë e kombinimeve institucionale. Nuk jamë as pjesë e ndonjë subjekti politik.

Pas dakordimit qe pata arritur me liderin e Aleancës per Ardhmerinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në muajin mars të këtij viti (dt. 22. 03. 2014), aderova në AAK, i cili aderim qe percjellë edhe permes masmediave elektronike e të shkruara me shumë korrektësi.

Motivi im në atë kohë ishte të merrem serisht me politikë aktive, si profesionist e misionar politik; protagonist i shum zhvillimeve me interes per popullin.

Permes veprimit tim politik perpiqesha, me çdo kusht, t`i arrija dy qellime kryesore: një, thellimin e lidhjëve më akterë të rëndësishem per zhvillimin e vendit, dhe dy, si deputet i Kuvendit të republikës së Kosovës t`i perfaqësoja interesat e popullit me kompetencë, vendosmeri e pergjegjësi ashtu qe t`i kontribuoja edhe ndertimit të mëtejmë te institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.

Këto qellime të mia dhe pritje të miqve i nderpreu vota e pamjaftueshme qe me doli në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 8 qershorit. Ne fund të gushtit pata publikuar edhe një analize – studim “Neperkëmbja e popullit dhe zhvillimet politike”, permes të cilit janë nenkuptue edhe pikëpamjet e mia per zhvillimet e pergjithshme politike në vend.

Zoti i bekoftë shqipëtarët!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Prishtinë, 3. 12. 2014

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu