“Nikoliç urdhëroi dhunën në stadium”

0
818

nikolic1

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç dha urdhër që të sulmohen futbollistët dhe ata pak persona shqiptarë që ishin në stadium, raporton “Indeks Online”.

Burimi konfidencial për “Indeks Online” ndodhej në lozhën “VIP” dhe pa sesi “Ismail Qemali dhe Isa Boletini e irrituan shumë presidentit nacionalist të Serbisë”.

“Ish-nxënësi i Vojislla Sheshelit erdhi në stadiumin e Partizanit si Komandant i Forcave të Armatosura të Serbisë, duke menduar se “hija e tij” e rëndë do t’i frikësonte djemtë shqiptarë. Pranë vendit ku ndodhej Nikoliç, qëndronte delegacioni shqiptar prej dhjetara personash, të cilët edhe u sulmuan pas ndërprerjes së ndeshjes. Ai u duk qartë duke dhënë urdhër për këshilltarët e tij që të fillojë sulmi ndaj futbollistëve poshtë në fushë dhe ndaj nesh që ishim lart. Për fat të mirë, nuk ndodhi diçka më shumë sesa shtyrje dhe fyerje në baza etnike ndaj neve që ishim lartë dhe djemve tanë në terren”, ka thënë zyratari shqiptar, që ka dashur të mbetet anonim.

 

/Shekulli Online/L.B./

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu