Nikoliq kthen postbllokun në Brezovicë

0
768

brezovica

Antari i Komiteti Drejtues Ndërministror për koncesionimin e Brezovicës, Bratisllav Nikoliq, i cili njëherit është edhe kryetar Komune në Shterpce, ka kthyer postbllokun ilegal në shtigjet e skijimit në Brezovicës.

Ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se komuna e Shtërpcës ka rikthyer këtë postbllok, ani pse ai ishte larguar njëherë me vendimit të ministrisë që e kishte udhëheqë.

Sipas tij, duke e pare paaftësinë e qeverisë për të vepruar kundër Jablanoviqit, edhe kryetari i Shtërpcës vendosi të mos përfillë vendimet e shtetit dhe rivendosi postbllokun dhe plaçkitjet e qytetareve pa u penguar nga qeveria e re.

Lexoni më poshtë postimin e Dardan Gashit:

Përulja e kësaj qeverie ndaj ekstremisteve serb manifestohet edhe me një fakt tjetër skandaloz: vitin qe shkoi, me vendimin tim u rrënua postblloku ilegal i kryetarit të komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq ku qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë shtigjet e skijimit dhe bjeshkët e Brezovicës ilegalisht plaçkiteshin me gjobë hyrëse në Parkun Nacional nga ky i fundit. Parku është pronë e Shtetit të Kosovës dhe si i tillë është i lirë të frekuentohet pa asnjë pagese e pengese nga qytetaret e sajë. Duke e pare paaftësinë e qeverisë për të vepruar kundër Jablanoviqit, edhe kryetari i Shtërpcës vendosi të mos përfillë vendimet e shtetit dhe rivendosi postbllokun dhe plaçkitjet e qytetareve pa u penguar nga qeveria e re. Kjo paraqet vepër të rëndë penale dhe përdhosje te institucioneve të vendit. Ashtu siq paraqet shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe dhunim të shtetit fakti që kryetari i Shtërpces që disa jave vepron si kryetar i Shtërpcës edhe si i emëruar i qeverisë së Beogradit! Pra njëkohësisht ky zotëri i shërben sistemit paralel të Beogradit e nganjëherë edhe Prishtinës.

Qeveria pra ka dy detyra: ta largojë prapë postbllokun ilegal dhe te nis procedurat penale ndaj kësaj cuberie klasike dhe të filloje procedurën e shkarkimit të kryetarit për shkelje të rënde të Kushtetutës ashtu siç parashihet me po të njëjtën Kushtetute dhe ligjin për qeverisjen lokale!

Beogradi edhe këtu me postblloqe e emërime kryetaresh po e uzurpon pronën e Kosovës (projektin e Brezovicës) njëjtë siç i vendosi kthetrat mbi Trepçën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu