Vetëvendosja: Nuk do të lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje votash në Shqipëri

0
171

Kandidati i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, në një reagim të tijin në rrjetet sociale shprehet se e vërteta e zgjedhjeve nuk është nëpër “exit-poll”, por brenda kutive të votimit.

“Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur. Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, shprehet Abazi.

Vetëvendosja kandidon me tre emrat e saj si të pavarur, në Tiranë, Gjirokastër dhe në Lezhë. Abazi është kandidati i pavarur në Tiranë. Në Tiranë erdhi edhe votoi edhe kryeministri i Kosovës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu