Nis hakmarrja e Iranit, sulmohet me raketa baza amerikane në Irak (VIDEO)

0
305
Nis hakmarrja e Iranit, sulmohet me raketa baza amerikane në Irak (VIDEO)

Irani e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, të martën pas mesnate. Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani e ka sulmuar një bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.

CNN raporton se 10 raketa e kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit. Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë.

Për sulmin është njoftuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi. Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve vjen pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Kasem Souleimani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu