Nis kërcënimi ndaj deputetëve të PDK-së!

0
813

krysia

Burime të Gazetës Blic brenda Grupit Parlamentar të PDK-së kanë bërë të ditur se Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë filluar edhe kërcënimin ndaj deputetëve të tyre për kundërshtimin që ata shprehën për të mos votuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas këtyre burimeve, dyshja udhëheqëse e partisë ka kërkuar me çdo kusht që të votoj kjo gjykatë. “Po na kërkojnë me çdo kusht ta votojmë gjykatën. Thjesht po na kërcënojnë duke na thënë se do të kemi pasoja”, tha një burim brenda GP të PDK-së.

Përfundimisht, 11 deputetë të PDK’së kanë thënë se nuk do të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Qëndrimi i tyre është bërë publik sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK’së.

Shumica e këtyre deputetëve janë nga Drenica.

Këta janë emrat e deputetëve që do të votojnë kundër Gjykatës Speciale:

Ganimete Musliu,

Rafet Rama,

Xhevahire Izmaku,

Blerta Deliu-Kodra,

Bekim Haxhiu,

Nuredin Lushtaku,

Sala Berisha-Shala,

Fadil Beka,

Fadil Demaku,

Nait Hasani e

Raif Qela

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu