Nis koaliconi BDI-PDSH në Tetovë, Teuta Arifi punëson këshilltaren e PDSH-së

0
776

BDI PDSH

Ka nisur koalicioni i dy partive shqiptare BDI dhe PDSH në komunën e Tetovës.  Siç mëson TetovaSot  kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka punësuar këshilltaren e PDSH-së Fatime Iseni në shkollën e mesme bujqësore.

Ky koalicion vjenë si pasoj i një bashkëpunimi mes këtyre dy partive për të eliminuar partitë tjera shqiptare. Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti ditë më pare tha se në Maqedoni nuk duhet më shumë se dy parti shqiptare sepse më shumë se dy parti bëhet edhe copëtimi i votave shqiptare.

Ndryshe në Maqedoni në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë më shumë parti si BDI, PDSH, LR-PDSH bashkë me RDK, Lëvizja BESA bashkë me PPD si dhe në fund edhe UNITETI i Gëzim Ostrenit i cili dite me pare u shkeput nga BDI-a duke kriuar subjekt te ri që pritet te marre disa figura te BDI-se rrethe vetes.

Edhe anëtarë tjerë partiak pohojnë se “vlon në parti”. Pranojnë që edhe vet në fillim nuk kanë qenë të sigurtë nëse bëhet fjalë për përçarje autentike ose Ahmeti në mënyrë të planifikuar krijon “parti rezerve”. Por, tani janë të sigurt se bëhet fjalë për nismë autentike. Sipas informatave të tyre, gjendja e këtillë ka shkaktuar merakosje edhe tek partneri koalicionues i Ahmetit, Nikolla Gruevski, pasi me ndikim të dobësuar të BDI-së tek votuesit humbet edhe besueshmëria e Qeverisë, por edhe për shkak të frikës se “modeli” i këtillë mund të inkurajon pjesë nga anëtarët më të vjetër të VMRO-DPMNE të formojnë subjekt të ri partiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu