nis rrënimi i objektit të Elkosit

0
744

Autoritetet e Komunës së Prishtinës kanë filluar me shkatërrimin e ndërtimeve pa leje. Të parët që duket se janë futur në rend dite për këtë është një pjesë e një objekti të kompanisë ELKOS në lagjen Kodra e Trimave, raporton emisioni “038” të Kohavisionit përmes profilit në facebook.

“038” raporton se ‘inspektorati komunal ka ardhur ne Kodrën e Trimave për te rrënuar një objekt te kompanisë ‘Elkos Group’.

Përfaqësuesi i kompanisë, Fatos Alimehaj ka thënë se Vetëvendosje po e bën këtë me qellim dhe ende pa marre përgjigje nga drejtoria e urbanizmit. Nje pjese e objektit ka leje dhe inspektorati ka ardhur te rrënoje pjesën e tejkalimit te lejes.

Ne asistence janë edhe Policia e Kosovës’.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu