Nisin hetimet për shpenzimet e derivatëve nga deputetët e parlamentit të Kosovës!

0
29

Shpenzimet e pakontrolluara dhe të keqpërdorura të derivateve nga disa deputetë të Parlamentit të Kosovës mund të iu kushtojnë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se javën që lamë pas Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Task Forcën ka nisur hetimet ndaj shpenzimeve të derivateve për deputetët.

Disa nga deputetët dyshohen se kanë mashtruar me vendbanimin e tyre për të shfrytëzuar mundësinë e përdorimit të derivateve, ndërsa ka dyshime se disa nga ta kanë mashtruar edhe me arsyet e udhëtimeve zyrtare në këmbim të përdorimit të derivateve nga buxheti i shtetit.

Më parë në media janë publikuar listat e shpenzimeve të derivateve nga deputetët ku vërehet se disa nga ta ndër vite kanë bërë shpenzime enorme në “kurriz” të buxhetit të shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu