Nisin intervistimet e para ende pa u themeluar Tribunali (Video)

0
549

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka themeluar Dhomat Speciale e Zyrën e Prokurorit Special, prokurorët ndërkombëtarë e kanë nise punën në teren. Ka 2 javë që Prokurori i ri, që do ta udhëheqë Task Forcës Speciale Hetuese për krimet e luftës, David Schwendiman ka mbërri në Bruksel.

E në Kosovë këtë javë kanë qëndruar prokurorë ndërkombëtarë, dhe në rajone të ndryshme, kanë marrë në pyetje njerëz që kanë pasur përgjegjësi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Televizioni Rrokum ka mbërri të bisedoj me njërin prej te intervistuarve nga prokurorët, i cila ka rrëfyer se është pyet për vrasjet, keqtrajtimet, e ngjarje te tjera që ndërlidhen me periudhën e luftën. Ai ka treguar se prokurorët i janë prezantuar si prokurorë ndërkombëtar duke i thënë se po e intervistojnë, pasi si kanë thënë ata shumë shpejt do të krijohet Gjykata Speciale, dhe po mbledhin të dhëna për krejt rastet.

Ky i intervistuar ka rrëfye për Televizionin Rrokum se ai për gati një orë është intervistuar, duke treguar edhe për çka është pyetur.

“Prokurorët me banë pyetje prej ma të ndryshmeve. Ata me kërkuen me tregue gjithçka që di për zhvillimet gjatë luftës, po ashtu me lypen edhe emna te tjerë që munden me pas njohuni për këto ngjarje dhe që munden me ndihmu në zbardhjen e se vertetës”, ka tregue për Televizionin ky dëshmitar.

Po ashtu, ai tregoi se nuk është pyet vetëm për krimet e pretenduar të UÇK’s por edhe për krimet që serbët kanë krye në Kosovë.

E sipas informacioneve që ka siguruar Televizoni Rrokum ne rajonin e Drenicës e te Dukagjinit, prokurorët ndërkombëtarë kanë filluar punën me te madhe duke intervistuar dëshmitarët e mundshëm.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2Lb1kGejqbg” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu