Nisma akuzon Hashim Thaçin: Po ndërhyn direkt në zgjedhjet në Drenas (FOTO)

0
445

Nisma akuzon Hashim Thaçin: Po ndërhyn direkt në zgjedhjet në Drenas (FOTO)

Nisma për Kosovën përmes një njoftimi lëshuar për media ka theksuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është involvuar në zgjedhjet në Drenas.

Sipas kësaj partie, Hashim Thai po i thërret individualisht kryetarët e fshatrave të Komunës së Drenasit, si dhe përfaqësuesit e biznesit, që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar presionin direkt në votuesit e ndryshimit, duke thirrur në Presidencë edhe kryetarët e fshatrave të komunës së Drenasit, e po ashtu edhe përfaqësues të biznesëve dhe qytetarë të thjeshtë në këtë komunë

Kjo vjen si pasojë e dëshpërimit që e ka kapluar PDK’në pas dështimit në komunën e Drenasit, që dikur konsiderohej si bastion i pa thyeshëm i partisë së Presidentit Thaçi.

Kjo është një fushatë e egër dhe shantazhuese që është duke bërë Presidenti, bashkë me ministra e zv/ministra të partisë së tij, të cilët janë duke përdorur edhe mënyrat më primitive të kërcënimit të qytetarëve të cilët tashmë janë përcaktuar për ta ndryshuar Drenasin.

Kjo është në fushatë aspak e ndershme e tij, që vetëm në formë ndryshon nga ajo e drekave dhe darkave me mësimdhënësit dhe veteranët e komunës së Drenasit.

Presidenti e ka kuptuar tashmë se vullneti i qytetarëve të Drenasit, për të sjellur ndryshime në Drenas është shumë i madh, dhe nuk mund të thyhet as nga prania e gjithë trupave udhëheqëse të PDK’së.

Ndryshimi në Drenas është shumë afër, dhe ky ndryshim ka vetëm një emër, e ai është, ISA XHEMAJLAJ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu