NISMA nuk i futet garës për kryetar të Podujevës

0
217
NISMA nuk i futet garës për kryetar të Podujevës

Nisma Socialdemokrate njoftoi se në konsultim me degën dhe strukturat tona në Podujevë, nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Sipas Nismës, një ndër arsyet që nuk ka kandiduar asnjë kandidat, është mandati i shkurtë që do ta ketë kryetari i ri.

“Nisma në Podujevë ka nxjerrë një rezultat relativisht të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, për çfarë i përgëzon degën dhe strukturat tona në këtë qytet. Nisma në Podujevë është shtrirë dhe ka strukturat e saj në çdo cep të kësaj komune”, thuhet në komunikatë.

Nisma ftoi strukturat në Podujevë të jenë aktive dhe të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Në lidhje më qëndrimin që do të mbajë në zgjedhjet e 15 marsit dhe nëse do të mbështesë ndonjë prej kandidatëve për kryetar, Nisma thotë se do t’i përcjellë me kujdes dhe në kohë do ta njoftojë opinionin publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu