NISMA për Kosovën-Viti

0
850

Njoftim

Këshilli për themelimin e NISMËS në Viti

Bashkëveprimtarë, miq dhe bashkëqytetarë,

Subjekti më i ri, NISMA për Kosovën, si në mbarë Kosovën edhe në Viti është pritur mirë dhe me simpati. Përkrahja e popullit të Komunës së Vitisë për subjektin e ri politik, NISMA për Kosovën, po rritet dhe fuqizohet dita-ditës.

Zhgënjimi i qytetarëve tanë me qeverisjen dhe partitë politike në Viti e Kosovë është i drejtë dhe i thellë. Qeverisja e keqe, korrupsioni, shpërdorimi i pasurisë dhe i parasë publike, padrejtësia, papunësia, varfëria janë bërë të padurueshme për qytetarin tonë në Viti dhe në Kosovë. Por zhgënjimi nuk mjafton, para nesh hapet një horizont i ri për Kosovën e ëndrrave tuaja, të cilën së bashku do ta ndërtojmë.

Prandaj, NISMA për Kosovën, me mbështetjen tuaj angazhohet për një qeverisje të mirë dhe të drejtë që nuk njeh dallim tjetër përveç meritës, për të krijuar kushtet për më shumë vende pune, mirëqenie, drejtësi sociale, ligjshmëri, demokraci, mirëkuptim dhe solidaritet në Komunën dhe në Republikën tonë.

Të dashur bashkëqytetarë,

NISMA për Kosovën po themelohet edhe në Viti. Tubimi themelues do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, të premten, më 14 mars 2014, në orën 17:00. Në këtë tubim do të marrin pjesë edhe drejtuesit kryesorë të NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.  NISMA është e juaja, prandaj ju mirëpresim të gjithëve.

Në këtë NISMË për të ringjallur shpresën, për të ndërtuar Vitinë dhe Kosovën e ëndrrave tuaja, kemi nevojë për të gjithë dhe jemi të gatshëm t’i bëjmë vend secilit…

 

Shkruan: Xhevat Bislimi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu