Nismë për ngritjen e Shtatorës së Heroit të Kombit Xhavit Haziri (Dokument)

0
924

Xhavit Haziri

Një grup intelektualesh dhe bashkëveprimtar në emër të mergatës shqiptare, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe shoqatave të tjera, kanë marrë një nismë për ngritjen e shatorës së heroit kombëtar, Xhavit Hazirit, në Komunën e Kastriotit, ish-Obliq, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Lajm. Githashtu Gazeta Lajm, ka arritur të siguroj edhe një kopje të kërkesës dërguar kryetarit të kësaj komune, Xhafer Gashit, nga këto shoqata. Kërkesa është dërguar më datë 30.10.2014.

Më psohtë keni tekstin e kërkesë së drejtuar për kryetarin e Komunës së Kastriotit

Populli bujar me krenari di t’i nderoi heronjtë e vet, krahas këtij nderim, në Komunën e Kastriotit-ish Obiliq, u mor një iniciativa për ngritjen e Shtatores së heroit të kombit, Xhavit Hazirit, si dhe qendra e kulturës në Kastriot të pagëzohet me emrit e heroit Xhavit Haziri.

Xhavit Haziri 1Iniciues i kësaj nisme ishte Mustafë Krasniqi, në emër të mërgatës dhe të qytetarëve të kësaj Komune, në bashkëpunim me Bedri Nezirin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot-ish Obiliq. Kjo nismë që në fillim gjeti edhe përkrahjen e shoqatave dhe të qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë pranë kësaj Komune, Komunës së Kastriotit-ish Obiliq, po ashtu këtë përkrahje e kishte edhe nga mërgimtarët.

Krahas kësaj kërkese, nga Mustafë Krasniqi, së shpejti do të dal në dritë monografia kushtuar heroit të kombit, Xhavit Hazirit, me titull: NGA penda në pushkë -për ta fituar lirinë- (thënie e Xhavit Hazirit).

Për ta respektuar dhe nderuar Komunën, me heroin e përmasave të mëdha të kombit, Xhavit Haziri, në bashkëpunim me të gjitha shoqatat dhe vullnetin e qytetarëve kërkesa prej katër faqesh u nënshkrua nga:

– z.Mustafë Krasniqi, në emër të Qytetarëve dhe Komunitetit të mërgatës

– z.Fehmi Mjeku, në emër të Shoqatës së dalë nga lufta e UÇK-së

– z. Arif Krasniqi, në emër të Shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së

– z.Esat Curri, në emër të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve:

– z.Shefki Salihu, në emër të Qendrës Kulturore”Xhavit Hazir“

– z. Bedri Neziri, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve:”Fahri Fazliu”:

Kjo kërkesë në mënyrë zyrtare ju dërgua tri institucioneve më të larta të Komunës, si: Kryetarit të Komunës së Kastriotit-ish Obiliq, Xhafer Gashit, Kuvendit Komunal, po ashtu edhe Drejtorisë së Kulturës.

Pas pranimit të kësaj kërkese nga Kryetarit i kësaj Komune, Xhafer Gashi, u lëshua vendim me nr.-II-22305 të dt. 30.10.2014 për një konsultim të mëtutjeshëm me ekzekutivin e Komunës ( për lexuesin po ua ofrojmë të plotë kërkesën e shtruar nga këshilli prejn 6 anëtarësh si dhe njoftimin e Komunës. Me këtë nismë të mbar, qytetarët e kësaj Komune, shpresojnë se vullneti i tyre për ngritjen e shtatores dhe pagëzimi i Qendrës së Kulturës me emrin e heroit do të realizohet, sikur edhe së shpejti ta kenë në dorë monografinë kushtuar Xhavit Haziri.

 

Xhevat Haziri - doc

Xhavit Haziri doc

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu