Një grup i studentëve i bashkohen protestës së OVL UÇK-së

0
634

OVL - Studentat

Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik, i Fakultetit të Arte, atij të Shkencave Politike, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Organizata Studentore Reforma, do t’i bashkohen nesër protestës së paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta, të cilët kërkojnë nga rektori regjistrimin me automatizëm të një mijë kandidatëve.

Në një njoftim dërguar medieve, disa prej përfaqësuesve të studentëve kanë përmendur edhe reagimet e tyre të mëhershme, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e rektorit Ramadan Zejnullahut.

“Ne studentët e Universitetit të Prishtinës, prej fillimit të procesit të zgjedhjes së rektorit, kemi kundërshtuar procedurat që në fillim nuk janë respektuar nga ana e komisionit zgjedhor, kemi kundërshtuar “zgjedhjen” e rektorit të tanishëm, i cili edhe pse nuk mori votat e mjaftueshme konform statutit të UP-së , votimit nga baxhanaku i tij dhe ndikimeve politike arriti ta rrëmbej apo uzurpoj këtë post. Pakënaqësitë tona i shprehëm në forma të ndryshme, duke filluar prej aktiviteteve simbolike e deri tek protestat. Se aktivitetet dhe protestat tona ishin të drejta dhe të sakta dëshmojnë edhe vendimet të cilat ky Rektor i mori në dëm të studentëve duke mos respektuar as rregulloren dhe as statutin e UP-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftim, këta përfaqësues, thonë ta ndjejnë obligim që kërkesat e studentëve t’i adresojnë në vendin e duhur, por si pasojë e mos respektimit të studentëve nga rektori dhe stafi i tij qysh edhe pretendon ky grup i studentëve, thuhet se janë të detyruar që kërkesat e tyre t’i kërkojnë edhe përmes protestave duke kërkuar edhe dorëheqjen e rektorit.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës që nesër me datë: 04 Dhjetor 2014 prej orës 12:00, t’i bashkangjitemi demonstratës së organizuar nga Shoqatat e Dala nga Lufta, me të vetmen kërkesë: DORËHEQJEN e “rektorit” Ramadan Zejnullahu!”, thuhet në këtë njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu