Një i vrarë dhe një i plagosur në Banjë të Istogut

0
934

Istog, 1 qershor- Në Banjë të Istogut, të premten pasdreke, është vrarë një qytetar , ndërsa një tjetër ka marrë plagë të rënda trupore, por është jashtë rreziku për jetën ,  ka njoftuar policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet një komunikate për media.

“ Më 1 qershor 2012,  rreth orës 13:35,  policia ka pranuar informacion se është një rast vrasje në afërsi të një furre buke “ Albani”. Menjëherë efektivë policore kanë reaguar dhe është bërë sigurimi i vendit të këtij incidenti dhe shikimi nga ekspertët hetues dhe të krim. Teknikës”, thuhet në raportin e policisë, të nënshkruar nga zëdhënësi për Informim Publik të PRK-së në Pejë, rreshteri policor Xhevat Ibra.

Ai pohon se sipas të dhënave të para nga dëshmitarët, policia kanë mësuar se dy viktimat janë dërguar në Qendrën Emergjente Spitalore në Pejë,dhe të njëjtit nga aty janë dërguar me shenja jete, ka sqaruar Ibra. “ Ndërkohë policia ka pranuar informacionet se njëri nga viktimat, shtetasi i Kosovës, Sylë Musa Hasaj (60) banues në fshatin Banjë, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor për t’i dhënë ndihmën,ka ndërruar jetë,si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga mjeti i fortë të cilin e ka përdorur personi i dyshuar, ndërsa Fidan Sylë Hasaj (1987), banues në Banjë-Istog, është i plagosur  në kokë, por jashtë rrezikut për jetë,dhe është duke u kuruar në Spitalin Rajonal Pejë”, ka sqaruar zëdhënësi Ibra.

Ai ka njoftuar se personi i dyshuar, shtetasi i Kosovës,V.(H.)H. (1987), banues në Banjë-Istog, pas kryerjes së këtij incidenti me pasoja fatale, ka ikur nga vendi i krimit, por efektivët policor të Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur që ta arrestojnë rreth orës 16:20 në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë, ndërsa lidhur me rast është informuar edhe Prokurori përkatës i çështjes.

“ Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale,sektori për krime serioze në bashkëpunim me Prokurorinë Publikë të Qarkut. Trupi i pa jetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të zhvilluar ekzaminimet”, përfundon komunikata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu