Nje Liber i shkruar në Beograd, i neshkruar nga nje Francez dhe botuar në Paris

0
585

Pierre Péan

Ka kohe qe nuk kam lexuar nje liber kaq te mbushur me shovinizem dhe neofashizem serb me “firme” te nje autori francez dhe, i botuar ne Paris!!

Qe nga titulli i librit (KOSOVA-Nje lufte e “drejte” per nje shtet mafioz) e deri te fjalia e fundit libri pershkohet nga perpjekjet e autorit (autoreve) per ta shfajsuar Serbine, per ta treguar ate si viktime te komploteve te Fuqive te Medha (sidomos te Amerikes), per ta treguar popullin serb si nje popull antifashist, si nje popull paqesor-engjull, ndersa nga ana tjeter per t’i treguar shqiptaret, kroatet (sidomos) dhe boshnjaket si bashkepunetore te nazisteve gjermane gjate LDB dhe si vrases, persekutues dhe shfaroses te qifutve dhe serbeve (kampi i Jasenovcit…), etj.
Qellimi i pare dhe i fundit i librit eshte, sidomos, “argumentet” dhe “deshmite” e shumta per te treguar se Lufta e UCK-se dhe e popullit shqiptar per clirimin e Kosoves ishte nje lufte per debimin, vrasjen dhe spastrimin e Kosoves nga serbet…!! Madje, serbeve te vrare, sipas ketij libri, u merreshin organet dhe shiteshin-trafikoheshin (trafikimi me organe te njerezve…!!). Spastrimi i Kosoves nga serbet, sipas librit, kishte nisur qe pas luftes se dyte boterore dhe vazhdoi edhe pas Luftes se UCK-se…!! Te njejten gje, sipas librit, paskan bere edhe kroatet me “ollujen”, e cila ishte planifikuar nga amerikanet…!!
Lotet e autorit pikojne dhe rrjedhin si shi (kurre pa pushuar) per Serbine e bombarduar nga NATO-ja pa te drejte…!! Libri nuk ka harruar ta akuzoje edhe Francen (miken tradicionale te Serbise…!), sidomos Kushnerin dhe nje pjese te intelektualve, qe iu bashkuan projektit amerikane per Kosoven….!! Asnje fjale e vetme per shpernguljen e shqiptareve me dhune e terror gjate me shume se njeqind vjetve, asnje fjale per ndjekjet, burgosjet, vrasjet, debimet e shqiptareve pas LDB nga Jugoserbia e Titorankovicit…!! Asnje fjale per gjenocidin, spastrimin dhe holokaustin serb ndaj shqiptareve dhe tokave te tyre qe nga Nishi e kendej…!!
Krejt libri, ne cdo fjali e pasues te tij, me kujtonte librat dhe elaboratet shoviniste per shfarosjen e shqiptareve te Cvijicit, Gjorgjevicit, Cubrilovicit, Andricit… M’i kujtonte planet, projektet dhe librat e Akademise serbe… M’i kujtonte librat, artikujt, fjalimet, komentet e kohes se Ngjarjeve te vitit 1981, ato te kohes se Miloshevicit dhe te propagandes se tij gebelsiane… Libri eshte nje sinteze e ideologjise neofashiste serbe, e propagandes dhe e politikave neofashiste te Beogradit te vjeter dhe te ri… Prandaj, nxora perfundimin se materialet e ketij libri jane perzgjedhur, jane sistemuar dhe komentuar nga Akademia serbe, ndersa libri eshte botuar ne Parise dhe eshte firmosur nga ky frances me emer, PIERRE PEAN, qe nuk i ben nder Frances se Komunes se Parisit, Frances se Revolucionit demokratik borgjez, nuk i bene nder vlerave republikane te popullit francez…
Kur po lexoja kete libere po mendoja sa pune kane shqiptaret per te perhapur te verteten e tyre ne France dhe kudo ne bote… Dy shtetet tona shqiptare, sidomos Tirana, duhet te japin me shume fonde per hartimin e librave dhe perkthimin e tyre ne gjuhet kryesore boterore e jo te merren me njeri-tjetrin (duke share me shume se sa duke bere shkence…). Per “demaskimin” e ketij libri eshte mire te angazhohen edhe studentet e shumte dhe ndonje profesor a intelektual shqiptare ne France…

Nga: Xhevat BISLIMI

Pierre Péane1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu