Nje Shqiptar dhe nje Maqedonas gjenden te vrare në Itali

0
651

Itali, 10 nëntor- Dy shtetas maqedonas janë gjetur të vdekur në qytetin Bresha të Italisë, shkruan gazeta italiane “Koriere Sera”. 

Bëhet fjalë për 42 vjeçarin Hristo Uzunov dhe Ekrem Salija (47 vjeç), kufomat  e të cilëve janë në fazë të shpërbërjes prej 15 tetorit ndërsa i ka vërejtur një kalimtar i rastësishëm. 

Sipas policisë bëhet fjalë për dy biznesmenë, por pa dosje kriminele.  Personat janë paraqitur si të zhdukur në 13 qershor, ndërsa janë gjetur në mal, me shenja të dhunës fizike,ndërsa obduksioni tregon se sulmuesit kanë përdorur edhe armë.

Supozohet se Uzanov dhe Salija nga Tetova kanë ardhur në Milano, që më pas të rezervojnë dhomë në një hotel në Breshë, ku edhe kanë lënë tërë bagazhin.  Janë marrë masat për shqyrtimin e rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu