Një tjetër fëmijë sulmohet nga qentë endacakë (Foto)

0
725

Femia

Një incident ka ndodhur pak më parë në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ku qentë endacakë kanë sulmuar një fëmijë.

Indeksonline mëson se fëmija u sulmua nga një tufë e qenve endacakë, dhe i njëjti është shpëtuar nga disa persona.

Viktima ka pësuar disa lëndime të lehta pas veshit, ka pasur rrjedhje të gjakut, dhe tani është dërguar në qendrën spitalore më të afërt për trajtim.

Mësohet se rreth oborrit të shkollës ka deponi mbeturinash, dhe kjo bën që qentë endacakë të frekuentojnë edhe mjediset që supozohet të jenë të sigurta, si shkollat fillore.

Një qytetar nga Ferizaj ka deklaruar se mbrëmë qentë endacakë kanë sulmuar edhe një të rritur, transmeton Indeksonline.

Vetëm pak javë më parë, një tjetër fëmijë u sulmua nga qentë endacakë. Urim Tusha 7-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda, dhe iu desh të hyjë në operacion për t’i mbijetuar lëndimeve.

Ndërkaq, Komuna e Ferizajit nuk duket se ka ndërmarrë veprime konkrete që të parandalojë rreziqet që qentë endacakë paraqesin ndaj qytetarëve të Ferizajit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu