Nje veper madhore e pedagogjise Shqiptare

0
547

musa kraja 4Prof.dr. Hajrullah Koliqi, profesor i  njohur dhe i nderuar ne Kosove e me gjere ,specialisti  më  i  shquar  i  tradites  pedagogjike botërore dhe kombëtare,  ne ditet tona, në vështrim të  përgjithshem, autori  i disa  veprave të traditës pedagogjike kombëtare dhe boterore, si: i dy  vëllimeve të Historisë  botërore të pedagogjisë, të  monografisë  mbi Aleksander Xhuvanin dhe trajtimin e punës  mësimore edukative të Tij, i  monografisë  “Gruaja në   shekuj,arsimimi i saj”, i  monografisë  mbi Historine e  , Universitetit  te Prishtinës, “Hasan Prishtina”, i monografisë  se personalietit të  shquar pedagogjik për  mbare  h apsiren shqiptare,Jashar Rexhepagiq, i  tekstit  “Androgogjia,” tekst universitar, i  një  fjalori shume interesant  i Filo-edukimit, dhe,te tjera punimeve,  monografi,artikuj studimore, etj,   na paraqitet me nje  ripunim  te     një vepre  madhore: ”Historia  e arsimit dhe  e  mendimit pedagogjik shqiptar, “,botimmi I Akademise se Shkencave te Edukimit”.Botimi dinjitoz u be në  kuadër  të  njëqindvjetorit të Pavarësisë  së  Shqiperisë, edhe për  kerkesat e tregut pedagogjik, përfshirë edhe Akademinë   tonë Pedagogjike të  Tiranes.Keshtu, profesori i  nderuar  Hajrullah Koliqi , duke e plotësuar, zgjeruar e konsoliduar,kete veper qe jovetem eshte pjese e kurrikules universitare    per mbare hapsiren shqiptare, por edhe baze per studjuesit e kesaj fushe.Autori,duke e ndjekur studimin ne fjale, e rishikoi  pas  nje dhjetëvjecari  te perdorimit me efektivitet,duke bere edhe plotesime me studime te kesaj dekade.Kjo veper voluminoze, eshte  produkt  i  shume hulumtimeve te hereshme dhe te reja, per ngjarje te rendesishme arsimore, si dhe per personalitete te shquara, me idete dhe veprat e cmuara te tyre ne fushen e arsimit dhe te mendimit pedagogjik te kohes.Keshtu, jepet nje punim shume dinjitoz qe ze vend te rendesishem ne biblioteken pedagogjike shqiptare , ndersa ne fushen  e tradites arsimore shqipe, ze “Kryet e vendit”.Ky  studim serioz, eshte njeherit  edhe burim me rendesi te vecante  ne traditen kulturore shqiptare,duke  mbetur  i  shume vlerte edhe per studjuesit e ceshtjeve te vecanta, apo te personaliteteve, per tani dhe te ardhmen.

Vepra sjelle  dukuri te reja ne disa drejtime:

Se pari, autori e paraqet zhvillimin historik te  shkolles shqiptare me ndryshimet e hereshme dhe te sotme, mbi bazen e hulumtimeve  e  botimeve te reja te studjuesve  tane apo te huaj.

Se dyti,duke u marre me hulumtime te reja, gjithnje ne  optiken e studjuesit te tradites boterore dhe kombetare shqipe, profesor Hajrullahi ka pasuruar  vizionin e tij me ide dhe te dhenat e studimit,  qe i bejne ndere  arsimit dhe kultures shqiptare.Ketu, mes tjerash, kemi edhe  shfrytezimin e burimeve,  te studimit qe ka bere per rolin e vecante te grave te shquara shqiptare ne arsimin dhe emancipimin shoqeror tek ne.

Se treti, duke zhvilluar leksione ne disa treva shqiptare, pervec Kosoves, si ne Universitetin e Tetoves, ne Akademine Pedagogjike te Tiranes,etj, duke e njohur shume mire historine e arsimit ne trevat shqiptare  te Malit te Zi , nga e ka prejardhjen,zona qe  autori i njeh thellesisht.

Ai eshte ballafaquar nga afer me zhvillimin historik te arsimit ne te gjitha nivelet,me studjuesit, me komunitetet dhe burimet e shumta, te cilat  i ka pasqyruar ne vepren e tij, si   nje vezhgues i  specializuar me  aftesi  te medha pergjithesuese . Ketu, perseri  i  kane sherbyer edhe studimet qe ka botuar gjate kesaj dekade, apo i ka edhe ne proces, duke pasuruar me tej vepren e tij dinjitoze.

Kjo vepër   nderon autorin, fakultetin dhe Univesitetin e Prishtnes,  Akademine Pedagogjike te Tiranës dhe Akademine e Shkencave te Edukimit qe perfshine 92 profesore dhe studjues  te fushes se edukimit ne mbare hapsiren shqiptare, si shoqeri civile, ne te cilen  Profesor Hajrullahi  eshte   n/kryetar i zgjedhur. Profesor Hajrullahin, kemi nderin ta kemi  edhe në  stafin tonë  akademik.

Vepra e tij eshte perfshire ne kurrikulen baze te nje programi master profesional dhe tani edhe ne masterin shkencor  te studimeve te thelluara pedagogjike, e pse jo, edhe  tek me te rinjet, ne  Bachelor.

Bota e vlereson traditen, sidomos ne fushat  shoqerore,duke filluar nga gjuha amtare, historia e evolimit te saj  me “Gramatika historike”, nga letërsia, me “Histori të letërsisë”, me filozofine, tek” historia e filozofise,”, tek psikologjia , me” Historine e mendimit psikologjik boteror” dhe  kombetar, tek sociologjia, tek pedagogjia me historine e mendimit pedagogjik boteror dhe historine e arsimit dhemendimit pedagogjik kombetar,etj.Mungesa e studimit bashkekohor per rolin e madh te tradites ne fushat shoqerore,ne disa institucione te pergaditjes  se mesuesve , nuk eshte e rastesishme, pasi ka te beje me mosnjohje te kesaj tradite nga  vete hartuesit e kurrikulave,te cilet me zbrastesira te tilla,  aq me pak mund t’i  planifikojne ne kurrikulat e  tyre unversitare.Kjo njohje     e tradites   është  e spjegueshme  me përpjekjet për ta  vënë traditën historike, gjuhësore, letrare, psikologjike e pedagogjike, apo sociale, në funksion të se tashmes, e cila përbën baze edhe per të ardhmen.

Kjo e ka cuar prof. Hajrullah Koliqin te merret me dekada ne keto fusha aq te domodosme e te vlerta ne pergaditjen e mesuesve dhe me gjere te specialisteve ne fusha t e edukimtit.

Historia e arsimit dhe e  mendimit pedagogjik shqiptar,ne aspekte te vecanta, apo per periudha  te caktuara  eshte  trajtuar  nga disa studjues  shqiptare, qofte si monografi,qofte si studime per mendimin pedagogjik te personaliteteve te vecanta, te cilat perbejne kolona te fuqishme ne kete fushe te historise  dhe te kultures sone, si ne Kosove, ashtu edhe tek ne ne Shqiperi, apo edhe ne Maqedoni,Malin e Zi  e ne diaspore.Por, nje ndermarje  te tille  globale, e denje per institucione te specializuara,  te trajtuar me mjeshtri, qartesi teorike dhe aplikative, e ndeshim per here e pare , jo  me si institucion, ,se sa si inisiative individuale,intelektuale,  qe ndjen pergjegjesi dhe  e paraqet  vepren ne fjale , me dinjitet  ,te rinovuar e te plotesuar.Vepra te tilla, me keto permasa, sado te rinovohen, perseri  kane vend per plotesime, se  pse njerezit punojne ne fusha te ndryshme te arsimit, edukimit, vecanerisht ne fushen edhe te tradites pedagogjike,sidomos, per personalitete te shquara, mbase edhe te panjohur si duhet, apo per zona te vecanta.Ky eshte nje problem qe, sa do te punohet, sic beri autori  i  nderuar, edhe te ripunohet, perseri mbas dekadash e ka te nevojshem  te  pasurohet, serish.Kjo nuk do te thote te mbahet qendrim prites.Kete e ka bere me dinjitet Profesor Koliqi, duke iu perkushtuar, sakrifikuar ne punen e gjere kerkimore, permes nje fondi  shume te gjere  arkivor dhe literature historiko social pedagogjike, duke ia dale mbane me sukses.

Vepra ne fjale e Prof.Koliqit ka nje shtrirje shume te gjere te arsimit  dhe mendimit pedagogjik, e cila   fillon me edukaten e ilireve, vazhdon me arsimin  dhe mendimin  pedagogjik te Arberise, ne shek. e V-te e vazhdon deri ne shekullin e XV-te, me ato dukuri fetare, dominuese,, sic i  kishte edhe Europa e atyre koheve, duke u ndalur ne personalitete te kohes si Shen  Jan Kukuzeli, Gjon Gazulli, Mikel Maruli, Marin Barleti, Marin Bicikemi, Nikolle Leonik Tomeu,etj.

Autori  vazhdon duke iu drejtuar shekujve  me mjaft mjegullnaje, duke u ndale  ne arsimin dhe mendimin pedagogjik shqiptar nga shekulli XVI,deri ne vitet ’30 te shekullit XIX, kohe qe deri vone eshte injoruar nga mbare propaganda pedagogjike, sidomos, nga media,duke  fshire me nje te rene  te lapsit disa shekuj shume te vlerte ekzistence dhe veprimtarie  te arsimit e te shkollave shqipe, permes sakrificave shume te medha, duke filluar nga Strubla e Janjeva, ne Kosove, nga Kurbini, Velja, Blinishti, Pllana,etj ne qarkun e Lezhes, nga Dhermiu e Himara, e  Korca, e vitit 1637, e te tjera,duke vazhduar se  trajtuari  si“Shkolla e pare shqipe, Mesonjetorja e Korces e 7 marsit 1887”.Sigurisht, as autori  i veprës, as autori  ketij  shkrimi, nuk i heqin as nje “maje floku” vlerave  te padiskutueshme te Mesonjetores Shqipe, Laike te Korces,edhe si shkolle me karakter te mirfillte kombetar, te projektuar nga mendjendriturit e rilindasve tane,sepse ajo sherbente si   n je model ,  mbi bazen e te cilit do te ngriteshin dhe u ngriten, shkollat shqipe ne ate periudhe, si  mesonjetore bashkekohore, me karakter kombetar dhe laik. Te  tilla  institucione    arsimore  i duheshin  patjeter vendit, qe te perballonte presionet komplekse te zhdukjes se gjithshkaje shqiptare, duke filluar nga arsimi, nga gjuha shqipe e folur dhe e shkruar.Arsimi  dhe mendimi pedagogjik i viteve ’30  te shekullit  XIX  deri ne vitet 1912  paraqitet  nga autori  me nje intensitet veprimtarie ne kushte  jashtezakonisht te veshtira, ku spikat mendimi iluminist i rilindasve, me nje veprimtari gjithnje ne ngritje  ,ne kushte te mungesave te gjithaneshme dhe te presioneve   e kercnimeve, shoqeruar me  krime ndaj mesuesve shqiptare, qe perbejne nje plejade martiresh te arsimit e te shkolles shqipe.

Arsimi dhe mendimi pedagogjik shqiptar nga viti 1913 deri ne Luften e Dyte Boterore, perben nje periudhe shume interesante, te cilin autori e paraqet  te shoqeruar me ngjarje te medha sic ishin masat e Qeverise se Vlores, periudha e kater kongreseve arsimore ne vitet 1920-1924,arsimi i shqiptareve ne Mbreterine Jugosllave,1918-1941,  roli i institucioneve te vecanta arsimore dhe i personaliteteve  qe lene gjurme ne mbajtjen gjalle te veprimtarive legale e ilegale ne dobi te arsimit e te shkollave shqipe.

Periudha  e zhvillimit te arsimit dhe mendimi pedagogjik ne dy shtete, i  Kosoves, nen Jugosllavine dhe i  Shqiperise, pa perjshtuar edhe arsimin  shqip ne Maqedoni e Malin e Zi,, spjegohen  me vecorite e  tyre,ne sistemet arsimore, ne brendine e te mesuarit, ne perpjekjet per luften kunder analfabetizmit dhe paralelisht per ngritjen e vatrave  te pergaditjes se mesuesve,  si shkollat e mesme pedagogjke ne Shqiperi, bashke me Liceun artistik “Jordan Misja”,Universitetin e Tiranes dhe institutet e  Shkodres, Elbasanit,Gjirokastres, Korces e Vlores, shkollat normale atehere te quajtura” Jugosllave”,  si  ajo “Milladin Popoviq “ e Prishtines, apo “Zef Lush Marku” e Shkupit , shkollat e larta pedagogjike dhe Universiteti  i  Prishtines,etj.

Nje vend te vecante i  kushton   autori edhe veprimtarise shume te vlerte  atdhetare, qe shfaqen mes  tjerash edhe  permes  portreteve  te mesuesve e pedagogeve te shquar ne  punen e  tyre ne shkollat shqipe  ne te  gjithe hapsiren shqiptare, disa prej te cileve edhe i shoqeron me mikroportrete  profesionale,duke theksuar edhe pamje te veprimtarive te tyre.

Me inters eshte edhe kapitulli “Ne vazhden e tradites    arsimore  te shqiptareve  ne diaspore”, , ku nenvizohen sidomos Josip Vlladoviq Rela, Zef  Skiroi, Nene Tereza,  Vehbi  Sulejman  Gavoci, Nexhip Alpan, duke u ndalur ne vecanti per ndihmesen e dhene  nga seicili, por edhe per veprimtari te tjereve ne te mesuarit e gjuhes shqipe ne te folur e sidomos ne te shkruar ne shume vende e ne kontinente, veprimtari qe aktualisht ka marre permasa shume me te medha,sidomos me shkollat shqipe me program plotesues ne Europe, SHBA, Argjentine, Australi. Vepra shoqerohet me nje “Shtojce”, nga pedagogjia popullore, faktoret dhe tiparet e saj.

Ne parathenien e vepres, autori shkruan:”Studimet e historise se aresimit dhe te mendimit pedagogjik shqiptar ishin dhe vazhdojne te jene dhe interesim       i imi shkencor dhe profesional, frut  i  te cilit  eshte  edhe kjo veper , me titull: HISTORIA E ARSIMIT  DHE E MENDIMIT  PEDAGOGJIK  SHQIPTAR.  Dhe autori vazhdon me tej”Natyrisht , as kjo veper  shkencore  nuk  eshte e perkryer. Une isha       dhe  jam  i vetedijshem per  veshtiresite  e shumta  qe paraqet  hartimi i veprave me  tematike  kaq  komplekse  dhe me permasa kaq te medha.”  Megjithate, Prof.dr. Hajrullah Koliqi beri ate qe nuk e realizuan institucionet e specializura, me nje kembengulje te jashtezakoneshme, me qartesi  teorike, shkencore, korektese ne perdorimin dhe shfrytezimin e burimeve shkencore apo te mesuesve  e pedagogeve ,me te cilet  eshte ne kontakt te vazhdueshem, duke gezuar dashurine dhe rrespektin e tyre te padiskutueshem.

Specialistet amerikane  Allan Orstein, i  Universitetit Lojola  te Cikagos dhe Francis P. Hunkins i Universietit Uashingtonit,Satell, shkruajne :

“Diskutimi  i  teorive dhe i  praktikave te ndryshme ne arsim kerkon  kuptimin e themeleve historike (por edhe  filozofike, psikologjike dhe shoqerore)..Historia mund te studjohet  per te kuptuar  praktikat e sotme pedagogjike.”,  Keta autore te medhej  vazhdojne:”Me perdorimin e historise, sidomos te shembujve nga historia kemi me teper mundesi te shtojme nje  note morale  ne arsimin tone akademik.”Prandaj Profesori  i  nderuar dhe modest Hajrullah Koliqi, me kete veper madhore  te tradites, lufton mediokritetin e shfaqur tek ato qe nuk e njohin traditen ( per te cilen anglezet kane 15 vellime te kesaj fushe, italjanet cdo shekull  me vellim me vete, ruset kater vellime te medha, pervec vepres “Tradita dhe shkolla”, etj, )  dhe hap vizione te gjera tek mesuesit tane, edhe permes  njohjes   se tradites dhe studimit te thelluar te saj.

 

 

Nga: Prof.dr.Musa Kraja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu