Njehsorët “Kohler” nuk do të çmontohen pa vendim gjykate

0
617

njehosoret

25 mijë familje do të vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike bazuar në njehsimin që e bëjnë njehsorët “Kohler”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky tip i njehsorëve është i ndaluar për t’u instaluar nga Agjencia e Metrologjisë pasi dyshohet se nuk bën matjen e saktë të energjisë së shpenzuar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për ndalesën e tyre në tregun e Kosovës pasi këta njehsorë nuk kanë kaluar në tri teste që janë bërë në një institut në Holandë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetim për rastin e njehsorëve. Janë arrestuar tre persona edhe disa të tjerë janë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se njehsorët nuk masin saktë.

Me gjithë dyshimet e bazuara, 25 mijë njehsorët “Kohler” do të mbesin të instaluar pasi kompania është ankuar ndaj vendimit të Agjencisë së Metrologjisë për ndalimin e instalimit të tyre në territorin e Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se njehsorët “Kohler” që janë të instaluar tek konsumatorët do të mbesin të instaluar deri në vendimin final nga gjykatat.

Në kushtet e nje shteti te se drejtes, keto njehsor do duhej te ndaloheshin dhe qytetaret duhej tu kompenzohej demi i shkaktuar por ne shtetin tone te korruptuar, ndodhë e kunderta ku Qytetari paguan neglizhencen e shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu