Njëqind vjet udhërrëfyes lirie

0
723

ramadan pllana dhe familja haziri(Hasan Prishtinës – Ideologut të Shqipërisë Etnike)

Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë

Flamurtar e udhërrëfyes  i burrërisë

Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë

Prore  pishtar për bashkimin e shqiptarisë

 

Ty që shkrive për atdheun tërë pasurinë

Ty që gjakun e fale për të shtenjtën lirinë

Ty që qe u betove për ta bërë Shqipërinë

Ty që mbetesh prore yll i shqiptarisë

 

Linde në tokën arbërore kreshtëkuqe

Në atë vend ku shqiponjat thurin foletë

Aty ku djepi lidhej me shokë të kuqe

Në atë vend ku trimat lindin me fletë

 

Atdheu i bekuar të rriti e të bëri burrë

Ti u kalite në ato çerdhe me plot krenari

Aty u betove vendçe në besë  e në flamur

Se deri në vdekje do luftoje për Shqipëri

 

Populli në Prishtinë të zgjodhi me një zë deputet

Që ta mbrosh Shqipërinë nga mizoritë barbare

Në gojë të ujkut i luftove Osmanët në pushtet

Me pushkë e me pendë e nise rrugën çlirimtare

 

E pajise shqiptarinë me vetëdije kombëtare

Kush frymon shqiptarisht – në lugun e burrave

–          O të rrojmë, o të vdesim me nder si shqiptarë

–          Dy duar për kokën, koka për atdheun.

 

Le kolltukun në Stamboll në dovletin e Perandorisë

Bashkë me Ismail Qemalin lidhët besën e shqiptarit

Për t’i bashkuar katër vilajetet – tokat e Shqipërisë

Tok Gegë e toskë pa dallim feje luftuat barbarinë

 

Me Isanë, Bajramin, Luigjin…e me pushkë në dorë

Bashkuat trimat në Kosovë duke u nisur në Vushtrri

…Dhe më 28 Nëntor 1912 e bëtë Shqipërinë në Vlorë

Ku gjithnjë lart valvitet flamuri me shqiponjën kuqezi

 

 

…Pastaj tradhtarët tinëzarë e gjakatarë  – greku dhe serbi

…Me pabesi e pushtuan dhe e coptuan Nënën Shqipëri

…Por Adem Jashari, me UÇK-në e me familjen e tij

Amanetin tënd e çuan në Kosovë me të shtenjtën liri

 

 

 

…Ah medet, o Hasan Prishtina yll kombëtar i madhështisë

…Atdheun po e shesin zuzarët e maskarenjtë deri në tradhëti

Shesin nderin, vatrën – pasurinë…deri në aktin e çmendurisë…

Kështu derisa ta kenë mallkimin e ndëshkimin e Nënës Shqipëri

 

Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë

Flamurtar e udhërrëfyes  i burrërisë

Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë

Prore  pishtar për bashkimin e shqiptarisë

 

Nga Ramadan Pllana

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu