Njerëzit kanë filluar të kuptojnë të vërtetën

0
641

Intervistë me Dritro Agollin, shkrimtarin e shquar dhe deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Me rastin e 80-vjetorin të lindjës së shkrimtarit të njohur z-Dritro Agolli:

INTERVISTËN, E ZHVILLOI PUBLICISTI Kadri Gërvalla ne Vjenë, në vitin 1995.

 

INTERVISTOI:KADRI GËRVALLA

—————————————————-

Është hera e tretë që takohemi! Çfar shihni të re në mesin e bashkatdhetarëve, qoftë në aspektin organizativ qoftë në ngritjen e vetëdijes kombëtare?

D.Agolli: Vërtetë është hera e tretë që takohemi bashkë me gazetën tuaj! Unë vë re një gjë të bashkatdhetarët e mi.Vë re  që njerëzit kanë filluar të kuptojnë ecjen; të kuptojnë të vërtetën më qartë! Nëse para pak kohëve, kur qenë herava tjera,shijha njëfar mosorientimi nëpermjet gjërave, tashti  shoh që njërzit po grupohen dhe po shkojnë drejt asaj që ë është e vërtetë.Shoh edhe njëfar diferencimi të njërëzve!Shoh edhe këtë:që ata që janë gënjyer nga një forcë e dikurshme politike, që mund të kishte shpresa reale për të qenë një forcë vërtetë pozitive, por duke kaluar koha dhe duke parë ngathtësinë e asaj force,një pjesë e kanë lënë dhe kanë kaluar nga një forcë tjetër.Kjo ishte e para!

E dyta: Shoh që këtu ka filluar të kristalizohet më shumë çështja kombtare.Në grupe të ndryshme, në shoqata e veçanerisht në ato që janë jashtë partive, kanë filluar të intensifikojnë luftën për  bashkim kombëtar,për fitimin e të drejatve të shqiptareve dhe per ti kerkuar ato jo me lutje, me lypje,por me nje objektivitet siç duhet!Krejt kjo është rezultat i asaj që vet shoqatat, vet individët kanë filluar të merren më shumë me keto çeshtje se sa përpara.Sepse, dikur me këto merreshin vëtem  zyrtaret, tani zyrtaret nuk merren shumë me këto…Duke mos  u marrë zyrtarët, dhe partit,që kishin marr persiper kete gje,atëherë u rrit ndërgjegja e popullit,d.m.th..,niveli i popullit është rritur më shumë,kurse niveli i drejtueseve  , është ulur ase ka mbetur ku ish!Ndërsa përpara ishte i perbashkët popull-drejtues,tani populli ia kaloi drejtuesve.U ndërgjegjsuan më shumë masat.

 

Ishit pjesmarrës i demonstaratës së organizuar nga LPK-ja dhe subjektet tjera ,ç´përshtypje keni nga ajo?

D.Agolli: Mua çështë e vërteta më emocionoi mjaft.Sepse vura re një kulturë të të të mbledhuurit të njerëzve,një kulturë sjelljeje, një moral të lartë demokratik, pa ekcese, pa donjë rremujë a gjurdulli!Një civilizim të lart,pashë në këtë demonstratë.Kërkesat ishin shumë realiste,pa ofenduar,pa fyer njeri,por të drejtat e shqiptarëve duhen të zbatohen!Dhe siq tha profesori Bedri Dedja;Ne nuk i kemi borgje Ballkanit,por na ka ay!Dhe Ballkoni duhet të mendohet mire për këtë gjë!.

Demonstrata ishte edhe një reagim i shqiptarëve ndaj padrejtësive që po u bëhen në të gjitha fushat.Ndaj padrejtësive politike, ekonomike,morale, kulturore e arsimore!

Dhe, këtu, në këtë demonstratë u vu re edhe që në fjalimet që mbajten, në fjalet e tyre që thanë të gjithë të deleguarit e shoqatave,të grupeve e edhe individë të veqantë kishte një nivel të lartë dhe civilizues.Këtë gjë e vuri re edhe folsi i kesaj demonstrate nga Partia e Gjelber Austriake.ai avokati austriak.Dhe kjo demonstratë ishte edhe një mësim.Tregon se edhe në Kosovë e Maqedoni nuk duhet të jenë njezit e qetë.Por duhet te kerkojn dhe te veprojnë.Se pa kerkuar vepruar nuk mund të arrish gjë fare.

Meqenëse keni mandatin e deputetit(PSSH), dhe meqnëse viti i ardhshëm(1996) është vit i zgjedhjeve të reja parlamentare,dhe duke u bazuar në atmosferen që mbretron në Shqipëri,a mund të na prognozoni ecurit e zgjedhjeve?

A mos ka tendenca,që në stilin =Per qëllim-nuk zgjidhen mjetet=. Dhe sa ka të vërtetënë përshperitjet, se Shqipëria ndodhet pra luftës civile?

D.Agolli:Në momentet e sotme, në fakt, ka filluar në Shqipëri fushata e zgjedhjeve,edhe pse ajo nuk është deklaruar nga Presidenti! Partia në pushtet po bënë propagandë për partinë e sajë me Presidentin në krye,për të hedhur masat e gjëra në mënyrë që ata të votojnë për Të.Ai ( Presidenti-ver.Sh. B.) nuk e thotë drejtpërdrejt këtë por tërthorazi.Qartë duket se po bëjnë fushatë elektorale.

Ndjehet edhe një gjë, ndjehet edhe disa kërcnime që = ne do fitojmë!=, =Ne duhet të fitojmë!=, thonë ata,sepse e kemi merituar këtë! Kemi arritur kaq e kaq gjëra…

E zbukurojnë realitetin.Bile, thonë ata: =opozita, e tera është moniste, komuniste, marksiste= e të gjitha me këto… mirpo,propagandë bajate që i ka dalur baja tashti.Dhe, populli, nuk e beson më këtë! Pse?

Sepse po të njëjtën gjë e bënë edhe në fushatën për Referendum,por pësuan disfatë! Këtë radhë do të pësojnë disfatë edhe më të madhe, sepse është e njëjta gjuhë dhe nuk po kulturohen për të perdorur një gjuhë më të ndritur se ajo e referendumit.

Kanë mbetur të Referendumi,- e po të mbetesh të referendumi, mbetesh te jo-ja, apo jo? Kështu që ata nuk e thonë direkt,e kam fjalen te forca kryesore që e ka pushtetin,por e thonë veglat e tyre.Fjala vjen këtë e thonë Kurt Kola( kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik-vër.Sh. B.), që tha:=Ne do të perdorim edhe armët, po të marrin komunistët pushtetin!=.Mirpo Kurt Kolës, më mirë-babait të tij ka qenë një toger i milicisë fashiste dhe naziste, i veshur me rroba të ketilla!Ai kur erdhi puna, nuk i perdori dot armët(babai i K. Kolës vër.Sh.B.) e hodhi dyfekun dhe u arratis,apo jo!?

Partia Socialiste mendoj se 70% do ti fitoj votat.Ata të tjeret,PD, mund të fitojë prej 7-10% , e bashkë me fallsifikimet mund të arrij deri në 27%! Mjete të tjera do të perdorin,psh, do të organizojnë njerz e grupe të veqanta për të penguar nbajtjen e mitingjeve siq kanë filluar të perdorin.Ju, ndoshta , keni lexuar shtypin për për presionin që kan përdorun ndaj deputetëve tanë në Libofshë në zgjedhjet lokale,por edhe tashti së shpejti në Tropojë, ku i suallen katër grupe njerëzish të armatasur me shkopinj, me thika e armë të tjera.Por, nuk ia arritën qëllimit sepse mbledhja-mitingu u bë!

Këto janë shenja të një frike të madhe të humbjes!Në frikën e humbjes përdoren të gjitha mjetet,ose më mirë mund të perdoren ato.Por ma merr mendja se me këto do të deshtojnë.Në zgjedhje do të këtë edhe përfaqësues edhe të shteteve të huaja- vëzhgues, pastaj këtu janë shumë parti që do të marrin pjesë në zgjedhje.Secila do të këtë interesin e vet dhe janë zgjedhje komplekse.Prandaj ata nuk do të mund që të përdorin këto si në gara elektorale vetem dy parti.Po të ishin psh.vetem PD dhe PS në zgjedhje, mund që edhe  t´i përdorin.Por këtu janë edhe 5-6 parti të tjera që janë opozitare.

Kështu që njera tjetrën do ta mbrojnë!

Prandaj zgjedhjet unë mendoj se do të kalojnë në mënyrë paqësore.Mund të ketë ndonjë ashpërsi, por paqësore do të jenë!

Sa rezulton çështja e Kosovës në programin e PS?

D. Agolli;Në programin e Partisë Socialiste çështja e Kosovës zë një vend të rëndësishëm! Ai shikohet jo në mënyrë konjukturale të Evropës-siç do ajo,por ne kemi dhënë në program që Shqipërisë i është bërë një padrejtësi historike! Dhe këtë padrejtësi historike ky shekull duhet ta zgjidh-vet shqiptarët duhet ta zgjidhin! Të shkojmë drejt Bashkimit Kombtar.D.m.th. kjo është e qartë, jo-=lëvizje a moslëvizje kufish=!

Është e sanksionuar kjo?

D.Agolli; Në program nuk permenden-=ka këtu të lëvizin a mos lëvizin kufijt=!

Në program thotë;”Që është bërë padrejtësi historike dhe të shkojmë drejt bashkimit kombëtar” !

Të flasim pak për letersi,keni në pregaditje apo në shtyp diçka?

D.Agolli; Po .Tani tre libra të rinjë të mij( pas librit” Pelegrini i Vonuar”,1993), dy kanë dalë nga shtypi dhe njeri del me 25.06 1995.një me poezi dhe quhet “Lypsi i Kohës”-d.m.th. atij që ka humbur kohën dhe lypë atë.E dyta është “ Çudirat dhe Marrëzirat” , ky është me fabula, dhe me epigrame, me sentenca humoristike.

Keni diçka për t´iu drejtuar lexuesve të “ Z.i K” apo Redaksisë?

D.Agolli;Mua “ Zëri i Kosovës” ka një vit e ca që më pëlqen shumë.Më përpara,ç´është e verteta e merrnja por jo me at knaqësi siç e marr tashi kohët e fundit,një vit e gjysmë a dy,dhe shohë një përparim të saj të lartë.

Mund të them se është bërë gazeta më e mira e emigracionit tonë.

Këtë nuk ua them pë të ua bërë qefin por është më e mira.Sepse e ka ngritur nivelin e saj të të shkruarit( nivelin kulturor), ka  aktivizuar firma të zonja, si Rexhep Qosen, që është nderi i vendit tonë, dhe firma tjera nga emigracioni,nga Kosova apo Maqedonia por edhe nga ato që jetojnë në pjesën tjeter të Shqipërisë, d.m.th. në shtetin e sotëm shqiptar,psh. Moikom Zeqon ,Kadri Çenkon etj.

Kjo gazetë, tashi, për mua është bërë nga më të dashurat të emigracionit.Bile, ajo bënë garë edhe me gazetat në Shqipëri( që dalin brenda) .Eshtë e nivelit jo më poshtë  se ato por donjëherë edhe më e lartë.

Dhe unë uroj që të ndjek këtë rrugë dhe të shkojë  gjithmonë duke ngjitur shkallët.E edhe ta aktivizoj sa më shumë bashkëpuntorë të nivelit të lartë, siç mundet,psh edhe donjë ekonomist,që të jepte edhe donjë mendim ekonamik për anën e andejshme.Por edhe në përgjithësi për probleme të tilla.

Në emër të Redaksisë të urojmë shëndet të mirë dhe suksese në të gjitha fushat.

D.Agolli; Ju faleminderit.Mirëupafshim.

“Zëri i Kosovës” .Mirëu pafshim në Shqipëri.

 

( 1995)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu