Njëri goditet me thikë, përfundon në gjendje të rëndë në spital – detajet e ‘përplasjes mes shqiptarëve për një vendparkim’ në Zvicër

0
111

Një shenjë mirëseardhjeje vështirë se mund të ishte më tërheqëse: “Aty ku të pret gjithmonë një buzëqeshje”, shkruan Hajdar V.* (50) – (emrat janë ndryshuar nga mediumi zviceran) – përpara derës së banesës në Rapperswil-Jona të St. Gallen në Zvicër.

Por pasditen e së shtunës, babai i familjes shfaqi një fytyrë krejtësisht tjetër, shkruajnë mediat zvicerane.

Kjo pasi ai, V. goditi Leart R.* (26) me thikë disa herë dhe e plagos rëndë.

Sipas familjes, viktima tri ditë pas sulmit thuhet se është ende në koma të induktuar, por tani është në gjendje stabile.

Arsyeja e përshkallëzimit: Leart R., i cili ishte për vizitë në familje, nuk kishte parkuar “shumë pastër” në parkingun me qira të të atit.

Sipas dëshmitarëve okularë, një rrotë e pasme e makinës së tij ishte “hollë” në vijën ndarëse me parkingun fqinj.

Kjo ishte e mjaftueshme që pronari i saj Hajdar V. së pari të lajmëronte policinë – dhe ta godiste brutalisht para se policia të mbërrinin.

Dhe vëllai i autorit ka mbetur i shtangur: “Nuk e shpjegoj dot se nuk i shkon fare Hajdarit. Ndoshta është provokuar, ky është shpjegimi im i vetëm”.

Vëllai i tij në fakt ka një natyrë paqësore dhe është jashtëzakonisht krijues.

“Atij i pëlqen të pikturojë dhe ishte në gjendje të frymëzonte fëmijët e tij për ta bërë këtë”. “I infektoi të gjithë me pasionin e tij”, tha i afërmi.

Në fakt, shkruan mediumi zviceran, ka pamje të Hajdar V-së ku shihet ai duke pikturuar, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, zviceranët nga Ballkani – përfshirë edhe atë – bënë fushatë aktive kundër racizmit dhe gjithashtu morën pjesë në aktivitete ndërkulturore.

Integrimi i tij i supozuar i suksesshëm përfshinte edhe përfundimin me sukses të kurseve të nevojshme të gjermanishtes.

Gjithashtu edhe banorët vendas e përshkruajnë atë si miqësor dhe të këndshëm.

“Nuk e di pse ka dalë edhe me thikë”, thotë mes lotësh vëllai i tij.

Ndërkohë, djali i tij mund të jetë gjakosur deri në vdekje, ka thënë të hënën babai i Leart R.* (26) për Blick.

“Nëse ai do të kishte qenë vetëm, ai do të ishte i vdekur tani – për shkak të humbjes së madhe të gjakut”.

Tani thuhet se djali i tij është në koma artificiale dhe të hënën do të pasojë një operacion tjetër.

Ndërsa shoku më i mirë i Leart R., Edon S.** (26) kishte mbërritur në vendngjarje menjëherë pas përshkallëzimit.

Ai pa policinë dhe makinën e shokut të tij me drita të ndezura.

“Menjëherë mendova se diçka i kishte ndodhur. I shkrova një mesazh menjëherë, për fat të keq pa përgjigje”, ka rrëfyer ndër tjerash ai.

Edon S. shpejt mësoi nga familja R. se çfarë kishte ndodhur.

Sipas tyre, Leart R. mbërriti të shtunën pasdite me të fejuarën dhe të dashurën e vëllait të tij me makinë në Kreuzackerstrasse.

Ata donin të merrnin pjesë në festën e ditëlindjes së babait të Leart R..

Kështu ai e parkoi makinën në vendin me qira të babait të tij.

“Por për fat të keq jo shumë drejtë”, thotë Edon S., “kjo është arsyeja pse ai donte ta korrigjonte. Por nuk u arrit deri këtu”.

Vërejtje: *Emrat janë ndryshuar nga mediumi zviceran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu