Njeriu i korruptuar veshur me pushtet

0
546

A duhet thënë shqiptarëve gjithë e vërteta ashtu siç është,sepse gjysmë e vërteta nuk vlen,të mos fshihet asgjë nga realiteti,çka po ndodh prapa perdeve,ç,rëndësi ka çka mendoni ju njeri i veshur me pushtet,nëse gjatë jetës tuaj politike,një here në jetë,keni gabuar,një çast të keni vepruar në dëm të interesave kombëtare shqiptare,nëse në atë çast ju ka ikur mendja nga koka?Nëse ndonjiher keni patur mendë,po ja që ju nuk shpëtoni dot nga dyshimi i ndërgjegjës suaj,nëse u ka mbetur sado pak ndërgjegje…kjo fatkeqësi e pandershme ju frikëson se mos nji ditë do të zbulohet e vërteta,që ju në emër të përfaqësimit të popullit keni bërë kompromise me ish pushtuesin e tokave shqiptare,për ndryshimin e identitetit shqiptar në atë,”kosovar”,kështu keni dëmtuar rëndë interesat e kombit shqiptar.Kjo mbase ju mundon dhe keni frikë se keni mallkimin e të gjithë kombit shqiptare,dhe gjith atyre që kanë rënë në altarin e lirisë për shqiptarizëm.Kjo frikë mbase të mundon më shumë se dënimi për krimin që po i bëni mbarshqiptarëve,për abuzimin qe po bëni me pushtetin ti dhe bashkëpunëtorët tu servil e të korruptuar. A po e ndjeni se ka ardhur tashmë Ora e maleve kjo figurë mitologjike shqiptare…për ti ndihmuar e tu sjell fat të mirëve dhe atdhetarëve nga radhet e kombit shqiptar,dhe ti ndëshkon  të këqinjtë e korruptuar.

Sikur të merrnit  dënimin do ta ndjenit veten më të lehtesuar. Me këtë rast tërë ajo e keqe e akumuluar me vite në shpirtin tuaj,nëse u ka mbetur sa do pak shpirt,kjo e keqe do të ju dilete jashtë,sepse e keqja kur qëndron brenda e mbyllur të shtyp dhe të mundon më shumë.sepse ti dhe ata që janë në bashkëfajësi me ju,vuani më tepër nga frika se të vërtetën nuk mund ta mbuloni përgjithmonë.Kjo skenë keqëbërësie ju ngjeth trupin tuaj,kjo gjendje ju bënë të vuani nga zërat  që ju vijnë nga mallkimet në parandjenjen tuaj,për tu larguar nga kjo vuajtje e tmerrshme,do të duhej të pohonit gabimet,se sa ti mbuloni dhe ti përforconi me gënjeshtrat e një pas njëshme.

 

Nuk arrij ta kuptoj,gjatë kryerjës së këtyre veprave të dëmshme për atdheun,ju me siguri keni qenë të vetëdijeshëm për rrezikun,dhe se nuk keni guxim ta pohoni.Kjo frikë e juaja më duket vajtuese.

 

A mendon ti njeri i korruptuar e i veshur me pushtet,se më mire është të vazhdoni të jetoni me frikë,me turpin…flisni dhe tregoni të vërtetën ashtu siç është…flisni dhe kërkoni falje para të gjithëve…? Çlirojeni vetën dhe ata për rreth jush, nga ajo ndjesi tepër e frikshme që të djeg për brenda që për asnji çast nuk të siguron qetësi.

 

Pse më ndiqni,pse ma prishni qetësinë,pse më torturoni tmerrësisht? Pse më ndjek ti hije e heroit,e dëshmorit,e invalidit,e veteranit të luftës çlirimtare,e pensionistit,e të papunësuarit…Nuk mund ta duroj këtë turtur të tmerrshme…Kini mëshirë!

 

Po ti keqbërës ke mëshirë për ne…që na ke degraduar nga heroi,dëshmori i kombit shqiptar,në hero,dëshmor lokal,apo thënë më mire në “kosovar”…?! Në mes nesh keni futur njerëz që asfar heroizmi kurr ne jeten e tyre nuk kane berë…keni lejuar te futen mes nesh dëshmor njerëz që në asnjë mënyrë,nuk kanë asnjë dëshmi e të rënit dëshmor…?!

 

Pse në kuadër të invalidit të luftës çlirimtare na ke degraduar deri në atë shkallë,sa keni futur në mesin tone, ata njerëz që s,kanë asgjë të përbashkët me ne,dhe nuk janë në asnjë mënyrë invalid të luftës çlirimtare,që shembuj të tillë ka sa të doni,e dihen edhe me emer e mbiemer…Pse keni lejuar rritjen marramendëse të numrit të luftëtarëve të lirisë,me ata njerëz që në asnjë mënyrë nuk kanë qenë pjesëmarrës të kësaj lufte…pse këto dy kategori te dalura nga lufta çlirimtare që vërtet kanë qenë në luftën çlirimtare,të hynë në kategori të barabartë me ata njerëz që luftën nuk e kanë parë as në television.

 

Po ti keqbërës ke mëshirë për ne,pensionistët qe na keni dhënë një pension lëmoshe…po ti keqbërës ke mëshirë për ne të papunët,që vuajmë dhe pothuaja se vdesim urie…pse duhet të mëshirojmë ty të korruptuarin e veshur me pushtet,qe kë bërë pasuri marramendese për pakë kohë…tregoni prej nga tërë kjo pasuri…?Ndërsa qytetari i varfër gëzohet kur ka nji cop bukë! Ndoshta nuk po di të sillem mire ne këtë shkrim,mbase kam edhe faj për këtë karshi njeriut të veshur me pushtet,ndoshta po shkruaj gjëra të kota,por nuk di si bëjë e shkruaj ndryshe,por po më shtrëngon nevoja e jetesës…e jeta e njerëzëve në nevoj,a nuk është më e vleshme se e njeriut të veshur me pushtet?…Ani pse gjer më sot nuk ua kemi prishur lumturinë…assesi nuk mund t,jua përshkruaj  me sa pikëllim po shkruaj e them këto fjalë. O zot më ndje! Më ka rastisur të shoh se si janë shfrytëzuar pa mëshirë shum njerëz të varfër nga bizneset private,keta fatkeq të zhgënjyer e të gënjyer nga inflacioni mezi fiton nji cop bukë nga paga e marrur,më ka rastisur të dëgjoj se si njerëz për ekzistencë,kanë shitur sende familjare të vlefshme,e disa edhe i kane dhene fund jetës ë tyre.

 

Mjaft,mendova disa here më veten time s,dua të shoh e dëgjoj më asgjë.kësaj radhe më dukej më mire të mbetësha vetëm me dhimbjen e trishtimin tim,parreshtur truri im bluan mendimin që ma dërrmon shpirtin,ndërsa po kuptoj se më ç,djallëzi është shpikur ky sistem  athisarian mafioz e korruptiv.Prandaj ka ardhur Ora për të ju ndëshkuar…për të ju shpronësuar nga pasuria qe keni bërë në forma të pa ligjshme.

 

Ti njeri i veshur me pushtet,ti profiter lufte,e ndjen mbase në vetën tënde për çdo cast,dëshpërimin dhe turpin se ka nisur të dale në shesh hajnia,prandaj edhe kur fle në gjumë te kaplon frika,mbase kjo frikë te paraqitet edhe në ëndërr…ëndrra e juaj për moslëshimin e karriges po te mashtron gjithnji…por është duke afruar dita,ka ardhur Ora që karriga prej keqbërësit do te hiqet nga prapanica,që në të ardhmën tënde vështir se do ta gjesh nji vend të përshtatshëm në trojet shqiptare,të paktën për tu kredhur qoftë  edhe për nji çast në ëndërrime.

 

 

Shkurt 2012

Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu