Njeriu i Merkelit takon Thaçin e Mustafën

0
685

schockenhoff-540x304

Andreas Schockenhoff, zëvendësshef i Grupit Parlamentar të CDU-së, i njohur edhe si njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kancelares gjermane Angela Merkel, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku në takime të ndara ka takuar Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Schockenhoff sot ka pasur një drekë pune me Isa Mustafen, dhe më pas në darkë ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi.

Temë e kësaj darke ka qenë formimi i institucioneve të reja të vendit.

Gjermania thuhet se ka qenë njëra prej vendeve perëndimore që ka zhvilluar rol kyç arritjen e marrëveshjes për koalicion paszgjedhor në mes të PDK-së dhe LDK-së. Schockenhoff, është i njohur edhe për sjelljen në Serbi të shtatë pikave të famshme, të cilat duhet t’i plotësojë Serbia gjatë rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu