Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së i cili u bë shumë i “famshëm” me deklaratën e dhënë se ai foli me Rugovën për së vdekuri, nuk është se ka qenë edhe aq njeri besnik i ish- presidentit.
Gazeta Blic merr vesh se Haziri, sa ishte gjallë Ibrahim Rugova e kishte tradhtuar, duke kaluar tek Rexhep Qosja.
Borovci, në vitin 1998 – e ka marr krejt dokumentacionin dhe e ka mbyll me dry zyrën e LDK Dega 3 – Dega e Presidentit Rugova – pra, në të gjalle të tij.
Pas këtij veprimi, siç merr vesh Gazeta Blic kishte kaluar tek Partia e Rexhep Qosjes, prej nga nuk kishte lënë gjë të zezë pa thënë për Ibrahim Rugovën e Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pastaj, me formimin e Qeverisë së Perkohshme, Borovci – në Ministrinë e Rendit te Rexhep Selimit, ka qenë Këshilltar dhe bashkëpuntori i tij më i afërt.
Siç merr vesh Gazeta Blic, Borovci, më vonë kalon në Partinë ORA, e cila ishte udhëhequr nga Veton Surroi.
Ndërkaq, pas shuarjes së partisë ORA, ai e gjen rrugën dhe rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndryshe, deklarata e tij e dhënë në përvjetorin e degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, se foli me Rugovën për së vdekuri, ngjalli reagime të shumta. Shumë opinionit e analistë politik u tallën me të.