Njoftim per të gjithë bashkatdhetarët tanë

0
708

Foto Policie ne Serb

Kosovalbaner boton kete shkrim dashamirës te nje bashkatdhetari shqiptar i cili don te ndan përvojën e vet te keqe me bashkatdhetarët shqiptar.
Lexo shkrimin origjinal ne vazhdim
Ju qe gjat verës keni udhëtuar me makina neper Sebi dhe iu ka ardhë me pague një fakturë per shkelje te rregullave te komunikacionit ne Serbi, mos gaboni as me pague e as me u mërzitë.

Mua sot me erdhi me postë nje e tillë per te paguar 3900 SEK. (mbi 400 €) dhe ne te ish nje foto e makines time dhe data ne te cilen une kam kalue neper Serbi.
E kam thirre policinë Suedeze per ta pyet se si është puna pasi ne fakture ishte nje foto e makines e marrune naten kurse koha se kur gjëja jam kapur nga radari ishte pak para ores 11 te dites.

Policia me njoftoj se ata gjate dy tri diteve te fundit kan marre me qindra telefonata te ngjashme dhe me njoftuan se bahet fjalë per nje tentim mashtrimi.
Siq duket, sipas policisë suedeze, liga qe mirret me kso mashtrime, kan marre fotot e makinave qe kan kaluar neper Serbi, neper pompa benzine ose ne doganë, dhe ato foto i manipulojnë qe te shifen sikur jan marre nga kamerat e shpejtesis. Kompania e cila kerkon te paguhen “gjobat” ish e regjistruar ne Estoni.

Pra, ne qofte se dikush ka marre nje fakture te tillë, mos gaboni me pague dhe kontaktoni policinë e vendit ku jetoni.

Ja faktura deshmi në vazhdim

FAKK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu