Norvegji, shkon në 92 numri i viktimave

0
794

I dyshuari për vrasjen e 85 personave në kampin veror pranë Oslos është 32 -vjeçari norvegjez Anders Behring Breivik. Ai është futur në ishull i veshur me një uniformë policie dhe ka shfrytëzuar një mbledhje të të gjithë kampistëve në një dhomë, ku po informoheshin për shpërthimet në Olso.

Pavarësisht spekulimeve të shumta mediatike e politike se prapa sulmeve të kryera në Norvegji qëndronin celulat e Al Kaedës, Andres Behring ishte anëtar i grupeve ekstremiste të djathta të Norvegjisë Lindore.

Hetimet e fundit zbuluan se ai mbante dy armë zjarri të regjistruara, si dhe administronte një biznes të vogël bujqësor që prej vitit 2009.

Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji, është të paktën 92, bëri të ditur policia norvegjeze. Policia arrestoi autorin 32-vjeçar Anders Bering Breyvik, i cili sipas informacioneve të fundit ka lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë.  Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një orë pas shpërthimit të fuqishëm në qendër të Oslos.

Tashmë Norvegjia është në shok dhe vetë kryeministri Jens Stoltenberg i konsideroi aktet e fundit si një makth.  “Ajo që ndodhi në Utoya është një tmerr. Një kamp veror të rinjsh i kthyer në ferr”, komentoi kryeministri.

Gazeta “Nju Jork Tajms” raportoi se agresori ishte punonjës sigurie, kurse policia bëri me dije se ai ka lidhje edhe me shpërthimin në qendër të Oslos. Gjithashtu po kjo gazetë raporton se grupi “Ansar al-Jihad al-Alami” ka marrë përgjegjësitë për këtë sulm, por sipas BBC ky grup nuk ka të bëjë me këtë sulm. Ndërkohë, i arrestuari nga policia si agresori që ka qëlluar mbi të rinjtë është me racë kaukaziane që do të thotë se është evropian.

Së fundmi Norvegjia ishte kritikuar për mosmarrje të masave mbrojtëse për parandalimin e terrorizmit. Këtë treguan disa

dokumente të publikuara nga Uikiliks. Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka bërë thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër terrorizmit. Ngjarja tha Obama na kujton se kemi për të detyrë të parandalojmë që të tilla ngjarje të mos ndodhin.

Sulmi me armë ku një person i armatosur dhe i veshur me uniformë policie ka qëlluar mbi disa persona ndodhi një orë pas shpërthimit në qendër të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Oslos në ishullin Utoya ku po zhvillohej një kamp veror me mbështetëstit e rinj të partisë laburiste. Të pranishëm në këtë takim ishin rreth 500 persona nga mosha 15 deri në 25. Në këtë takim pritej të merrte pjesë dhe kryeministri i Norvegjisë dhe besohet se shpërthimi dhe sulmi janë të lidhura bashkë.

Ishulli ku ndodhi tragjedia

Ndërkohë ushtria ka marrë pozicion përreth Oslos ndërsa në ambientet e takimit të të rinjve të partisë laburiste mendohet se mund të jetë vendosur eksploziv dhe kjo është arsye që policia nuk mund të konfirmojë numrin e të vrarëve.

SHPËRTHIMI – Gazeta norvegjeze Dagbladet raporton se shpërthimi pranë ndërtesës së qeverisë është shkaktuar nga plasja në seri dhe në mënyrë të sinkronizuar të makinave-bombë. Si pasojë qendra e kryeqytetit ngjan me një zonë lufte. Shpërthimin me bombë e ka pranuar dhe policia ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet.

Pas shpërthimit ajo ka urdhëruar largimin e qytetarëve nga qendra e kryeqytetit. Kryeministri Jens Stoltenberg në reagimin e parë është shprehur se sulmi është “shumë serioz” por ka shtuar se është herët për të thënë nëse ishte një sulm terrorist.

Sulmi ende nuk ka asnjë përgjegjës por Norvegjia ka qenë pjesë e kërcënimeve pasi si anëtare e NATO-s ajo është e përfshirë në konfliktin në Afganistan dhe së fundmi në Libi.

Dhuna politike është një gjë jo e zakonshme në vendin e njohur për çmimin nobel dhe ndërmjetësimin e konflikteve përfshirë Lindjen e Mesme dhe Sri Lanka dhe ende nuk ka konkluzione se nga mund të ketë ardhur ky sulm.

Mediat norvegjeze sqarojnë se  kryeministri nuk ishte në zyrë në kohën kur ndodhi shpërthimi por janë dëmtuar zyrat e kryeministrit  dhe të disa ministrave të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:30 me orën lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu