“Nuk do t’i lëmë vetëm shqiptarët e Luginës”

0
807

deputeti kokedhima

Kokëdhima ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë privat dhe spitaleve që t’i mbështesin

Deputeti i Partisë Socialiste i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima duke komentuar vizitën e kryeministrit, Edi Rama në Serbi, ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë do të shtojë përkujdesjen ndaj shqiptarëve që jetojnë brenda kufirit të shtetit serb.

Deputeti socialist duke thekuar se, sot Lugina e Preshevës ka nevojë për vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, ai veçon dy probleme kryesore të pakicës shqiptare, që janë arsimi dhe mjekësia.

Kokëdhima ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë privat që të mbështesin të rinjtë nga Lugina e Preshevës duke u ofruar bursa studimi. Të njëjtët thirrje u bëri edhe drejtuesve të spitaleve private, që të ndihmojë shqiptarët në Serbi me përmirësimin e shërbimit shëndetësor.

Deklarata e deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima:

Pritja madhështore që i bënë sot shqiptarët e komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit kryeministrit Rama tregoi se ata e kanë në zemër shtetin amë. Por ata kanë shumë nevoja dhe shumë mungesa. Disa prej tyre i tha kryeministri Rama, në fjalimin e tij aq të ndjerë dhe të sinqertë në shtëpinë e kulturës “Iliria”, duke theksuar se me gjithë premtimet dhe angazhimet e qeverisë së Serbisë, pakica shqiptare ende ka shumë probleme në arsimim apo mjekësi.

Qeveria jonë i ka mundësitë dhe besoj do të shtojë përkujdesjen për banorët shqiptarë në këtë pjesë të Republikës së Serbisë. Ajo premtoi se do të ketë kuota pa limit për çdo të ri dhe të re nga Lugina që dëshiron të shkollohet në Shqipëri. Dhe me marrëveshjen e re mes qeverive të Republikës së Serbisë dhe të Shqipërisë diplomat e tyre do të njihen në të dyja vendet. Unë i ftoj drejtuesit e institucioneve private të arsimit të lartë, që brenda mundësive të tyre, të akordojnë kuota falas për të rinjtë dhe të rejat e Luginës që duan të arsimohen në Shqipëri.

Qeveria jonë dha një fond modest për maternitetin e Preshevës. Por nevojat e tyre janë më të mëdha, jo vetëm që gratë shqiptare të mos udhëtojnë dhjetëra kilometra për të lindur, por edhe për të përfituar shërbim dinjitoz dhe njerëzor në strukturat e atjeshme spitalore. Ndaj unë u bëj thirrje drejtuesve të spitaleve private në Shqipëri, që të heqin diçka nga vetja e tyre dhe në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor në Luginë.

Lugina e Preshevës sot ka nevojë për vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Kokdhima dhe Azem Zeka

 

Kokdhima dhe redaktori i Portalit “Zëri I Kosovës”

/Shekulli Online/F.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu