Nuk ka të dhëna për viktima civile

0
858

Kumanova

A ka apo nuk ka viktima civile në përleshjet dyditëshe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Autoritetet zyrtare deri tani nuk bëjnë të ditur se a ka apo jo civilë të vrarë në përleshjet e ditës së djeshme dhe të mëngjesit të sotëm, kur vazhduan disa të shtëna sporadike.

Minsitrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë në konferencën me gazetarët theksoi se nuk ka të dhëna se a ka viktima në civilë, ndërsa këto prononcime mbetet pikëpyetje.

Nga ana tjetër, edhe banorët lokal  të kësaj lagjeje me mbi 15 mijë banorë nuk konfirmojnë saktësisht se a ka ose jo viktima. Dje në orët e hershme të mëngjesit kanë qarkulluar të dhëna se ka pasur viktima në civilë dhe duke përfshirë edhe një fëmijë. Por orëve të pasdites ishin përgënjeshtruar këto të dhëna.

Banorë lokal theksuan për INA se në zonën e nxehtë ku po zhvillohen përleshjet një ditë para se të nisnin luftimet ishin tërhequr banorët dhe se nuk kishte pasur asnjë familje.

Deri tani nuk dihet edhe numri i saktë i grupit të armatosur. Mbrëmë u theksua se ishin vrarë katër prej tyre, por kjo u përgënjeshtrua nga një komunikatë e publikuar me emblemën e UÇK-së.

Në mesin e kumanovarëve por edhe opinionit të gjërë ekziston shqetësimi se a ka apo jo viktima civile. (INA

Macednia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu