Nuk ndërpresim dialogu per Ramushin

0
498

Nuk ndërpresim dialogu per Ramushin

Qeveria e Kosovës nuk do ta ndërpresë dialogun në Bruksel, sado që një gjë të tillë e ka kërkuar disa herë opozita, veçmas pas arrestimit nga autoritetet franceze të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, në bazë të një fletarrestimi të Serbisë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se do të bëhet trysni mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, mirëpo dialogu do të vazhdojë pasi që, siç ka thënë ajo, ndërprerja e tij do të sillte pasoja tejet të mëdha për Republikën e Kosovës.

Kurse sa u përket vizitave të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë në Kosovë, Tahiri ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet kështu, atëherë ajo nuk do ta lejojë të hyjë asnjë zyrtar në Kosovë, ashtu siç bëri me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.

“Dialogu i Brukselit është obligim ndërkombëtar që buron nga Rezoluta e OKB-së dhe është i mbështetur nga rezultatet e Kuvendit të Kosovës, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar për dialogun në Bruksel”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Tahiri më tej ka thënë se pasojat do të ishin tejet të mëdha po qe se bisedimet Kosovë – Serbi do të ndërpriteshin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu