Nuk ndryshohet historia pa u zhbë Turqia

0
776

(Disa te dhena te shkurtera per Turqine dhe shqiptaret)

20 gusht 2011

 

Nese turku (qeveria turke) kerkon ndryshimin e historise, atehere duhet ta zhbeje fare Turqine, duhet ta fshije nga faqja e dheut, sepse Turqia e sotme eshte themeluar, ruajtur, mbrojtur, qeverisur dhe zhvilluar nga iliro-shqiptaret. Themelues i kesaj Turqie, me kete kryeqytet (Konstatinopolin) ishte iliri nga Nishi, qe quheje Flauius Valerius Aurelius Constantinus (Konstantini), emrin e te cilit e mbajti edhe kryeqyteti qe sot quhet Stamboll gjate njemije vjetesh. Atehere nuk kishte kembe turku as osmanllie ne ate vend. Shumica ishin ilire (shqiptare) ose me origjine ilire (jo “greker”, siç shkruajne e propagandojne “greket” e sotem). Ardhja e osmaneve ne ate vend dhe sundimi i sulltaneve u bene pengese per zhvillimin dhe perparimin e vendit. Edhe gjate kohes se sulltaneve, te cilet pervetesuan dhe me vone imponuan religjionin islam, shqiptaret ishin kurdohere shtylla e asaj Perandorie. Kujtojini Qyperlinjte (familja me e fuqishme pas asaj te Sulltanit), te cilet i dhane Pe

randorise turke tre kryeministra e shume politikane e zyrtare te tjere. Pastaj, mendoni sa gjenerale e pashallare shqiptare kishte ne ate kohe, sepse, shqiptaret ndjeheshin ne vendin e tyre edhe pas invazionit osman ne Konstantinopol. Rektori i pare i Universitetit te Stambollit ishte shqiptari Hoxhe Tahsini nga Shqiperia e Poshtme (Çameria). Enciklopedine me te madhe ne bote e kishte shkruar shqiptari Sami Frasheri, i cili ua beri edhe alfabetin e gjuhes turke me shkronja latine, fjalorin frengjisht-turqisht, etj. Arkitekti me i njohur i Perandorise ishte arkitekt Sinani, shqiptar, etj., etj..

Kur erdhi fundi i Perandorise, gjate Luftes se Pare Boterore, Sulltani turk pranoi marreveshjen e Fuqive te Medha per nje Turqi te vogel, e cila do te shtriheje ne njeqindemije km katrore! Perseri, edhe njehere, ishte shqiptari, Mustafa Qemali, qe i doli zot Turqise, me bindjen se ai ishte vend edhe i shqiptareve. Mustafa Qemali e fitoi luften dhe e beri Turqine me mbi katerqindemije km katrore, i perzuri edhe Sulltanin, edhe Kalifatin (turq), te cilet i konsideronte dhe ishin pengesa kryesore per çlirimin, ndertimin dhe zhvillimin e Turqise. Ishte Ky, shqiptari, qe alfabetin arab per shkrimin e gjuhes turke e zevendesoi me alfabetin latin te Sami Frasherit. Ishte Mustafa Qemali qe turqve dhe shqiptareve te Turqise ua hoqi festen e kuqe greke, ishte Ai qe e ndau qarte fene nga shteti dhe e modernizoi Turqine. Prandaj, sot turq e shqiptare ne Turqi e quajne ATATURK, e therrasin ATE, baba. Jetoi shkurte, prandaj nuk ia doli t’ua garantoje te drejtate kombetare edhe bashkekombe

sve te tij ne Turqi, te cilet llogariten ne mbi tete milione. Kuptohet pjesa me e madhe te asimiluar me dhunen dhe trysnine shteterore turke. E sot, kane guximin dhe fytyren politikane e shtetare turq te vijne e shpikin turq ne Kosove, sepse nuk ka (shikoni mbiemrat e tyre “Krasniqi”, “Luma”…) dhe te kerkojne ta ndryshojme historine!!? Vijne dhe i bejne muze Sulltan Muratit afer Prishtines dhe e quajne kete Sulltan si çlirimtar dhe deshmor i vrare nga “serbi” Milosh Kopiliçi!!? Me nje gur dy zogj, thote populli yne i mire: Sulltani “çlirimtar” dhe “deshmor”, si dhe Kopiliçi, shqiptari, “serb”!!? Politikanet dhe pushtetaret tane mjerane i gelltisin me kafshaten e turpit dhe i ndjekin me buzen ne gaz e me nje indiference shembullore edhe keto perpjekje dhe projekte antishqiptare!! Mjafton t’u mbetet diçka ne xhep… Mirepo, Qeveria turke para se te angazhohet per ndryshimin e historise sjhqiptare dhe per shpikjen dhe gjetjen e turqve nder shqiptare do te bente mire te m

endonte seriozisht per njohjen dhe te drejtat kombetare, politike, qytetare e demokratike te miliona shqiptareve qe jetojne ne vendin e tyre ose te te pareve te tyre ne Turqine e sotme. Po te kishim politikane dhe burreshtetase kete çeshtje do ta ngrinin me force dhe vendosmeri… Ka pune edhe per inteligjencine, per mediat e publicistet e ndryshem… Kete te vertete historike duhet ta njohin dy popujt tane dhe kjo e vertete duhet te shfrytezohet nga qeverite e vendeve tona per forcimin e miqesise dhe vellazerise midis dy popujve tane. Çdo çasje, logjike, projekt dhe perpjekje tjeter eshte ne demin e dy popujve tane…

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu