Nuk përjashtohet skenari për shkëmbim të territoreve

0
518
Nuk përjashtohet skenari për shkëmbim të territoreve

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shtetëror për dialogun se platforma do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se platforma tashmë e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta garantojë një gjë të tillë. Meqë presidenti Hashim Thaçi nuk po heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh, sipas tyre nuk mund të përjashtohet akoma skenari i shkëmbimit të territoreve.

Përparim Kryeziu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka vlerësuar se delegacioni shtetëror dhe presidenti do të funksionojnë paralelisht në procesin e negociatave. Madje ekipi negociator sipas tij do të ketë vetëm rol teknik në procesin e bisedimeve.

 “Delegacioni shtetëror do të merret me disa çështje teknike, mirëpo presidenti do ta vazhdojë udhëheqjen e negociatave në rrafsh presidentësh, pasi që vetë ndërmjetësuesja e ka përcaktuar këtë gjë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Por gjëja më negative në këtë mes sipas tij është fakti që platforma nuk e ndalon diskutimin për çështjen e territoreve, sado që përfaqësuesit e delegacionit po e deklarojnë të kundërtën.

“Më e keqja është që edhe vetë platforma nuk e ndalon diskutimin për territore, por veçse e forcon idenë që presidenti dhe delegacioni do të funksionojnë paralelisht në këtë proces”, ka potencuar ai. Ndaj sipas tij ekziston rreziku që krejt në fund procesi të përmbyllet me një skenar, i cili në vete mund të ngërthejë edhe shkëmbim të territoreve.

“Kam frikë që në fund do të përfundojë me një skenar ku ofrohet një zgjidhje e atillë, e cila përmban në vete mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Pastaj fillojnë arsyetimet sikur i kemi dëgjuar më herët, se ‘kjo është marrëveshja’, ‘këtë e duan miqtë tanë ndërkombëtarë’. Por nuk është skenar që nuk ka ndodhur më herët dhe nuk është larg mendsh”, ka nënvizuar Kryeziu./ZERI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu