Obama kërkon autorizimin e Kongresit për ta sulmuar Sirinë

0
848

(E plotësuar) Presidenti i SHBA –ve, Barack Obama ka thënë se do të kërkojë autorizimin e Kongresit për të filluar operacionet ushtarake kundër Sirisë.

Obama ka thënë se SHBA duhet të veprojë në Siri, por është e rëndësishme që të ketë një debat dhe votë të Kongresit, i cili mblidhet me datën 9 shtator.

Raportet e intelegjencës së SHBA kanë dhënë dëshmi që Qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike me 21 gusht të këtij viti në të cilin sulm vdiqën 1429 persona.

Qeveria e Sirisë i ka mohuar këto sulmeduke i akuzuar rebelët.

Inspektorët e OKB tani janë larguar nga atje me mostrat e helmit dhe i kanë dërguar ato për testim në laboratorë.

Obama tha se operacioni do të jetë i kufizuar në kohë dhe i fuqishëm për të parandaluar sulmet kimike mbi njerëz.

Ai tha se sulmet ushtarake mund të ndodhin nesër, javën e ardhshme apo në të ardhmen e afërt.

Obama vendosë ta sulmojë Sirinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në një konferencë që është duke e mbajtur edhe tani, ka thënë se ka vendosur që ta sulmojë Sirinë, pasi që kjo e fundit në sulmet e saj kundër rebelëve përdori edhe armë kimike.

“Jemi gati për të intervenuar në Siri. SHBA ka vendosur që të veprojë për të ndaluar krizën atje. Do të kërkojë autorizimin e Kongresit për të përdorur forcën”, ka thënë Obama në konferencën e tij për gazetarë që e ka transmetuar CNN.

Presidenti ka thënë se sulmet e fundit kimike të Assadit kundër popullit të tij dhe përdorimi edhe i napalm bombave ka bërë që ai ta merr këtë vendim.

Nuk dihet se kur do të fillojë bombardimi i Sirisë nga SHBA dhe forcat e saj aleate.

Në mëngjes Obama tha se ende nuk ka vendosur derisa të këtë një raport të inspektorëve të OKB-së për përdorimin ose jo të armeve kimike atje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu