OBSH-ja do të fillojë vaksinimin në masë për COVID-19 në mesin e vitit të ardhshëm

0
178
OBSH-ja do të fillojë vaksinimin në masë për COVID-19 në mesin e vitit të ardhshëm

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Soumya Swaminathan, ka zbuluar se vaksinimi në masë për sëmundjen e koronavirusit pritet të fillojë nga mesi i vitit 2021, shkruan “Nairametrics.com”.

Ajo shfaqi optimizëm të matur për gjendjen e procesit të hulumtimit dhe zhvillimit, transmeton “Zëri”.

“Tani kemi mbi 20 kandidatë në studime klinike, prandaj kemi shpresë se në disa prej tyre do të funksionojnë. Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse dështojnë të gjitha”, tha Swaminathan.

“Pra, nëse jemi shumë praktikë, atëherë në mesin e vitit 2021 do të kemi një vaksinë që mund të shpërndahet gjerësisht. Sigurisht që është e pamundur të parashikosh”, shtoi ajo.

Swaminath po ashtu theksoi se gara globale për të zhvilluar një vaksinë është më e shpejta e parë ndonjëherë, ndërsa theksoi se kishte vetëm 3 muaj ndërmjet kohës kur u botua sekuenca gjenetike e virusit në janar dhe koha kur filloi testimi i parë.

Ka pasur disa përpjekje globale në zhvillimin e vaksinës potenciale për pandeminë COVID-19. OBSH-ja ka zbuluar se janë rreth 150 vaksina për COVID-19 në zhvillim globalisht.

Koronavirusi i ri, i cili u zbulua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, është përhapur në pothuajse çdo cep të botës, me më shumë se 14 milionë njerëz të infektuar dhe me mbi 600.000 viktima. SHBA-ja aktualisht udhëheq botën në raste të konfirmuara, me Brazilin që zë vendin e dytë.

Epiqendra e pandemisë u zhvendos nga Kina në Evropë dhe tani në Amerikë, veçanërisht me ringjalljen e përhapjes së virusit. Kjo ka çuar në bllokime të reja dhe kufizime të ashpra në jetën publike dhe në udhëtime.

Në disa vende ku virusi ishte vënë nën kontroll po shohin tani një ngritje në rastet që e rrisin frikën e një vale të dytë të infeksioneve dhe një rund të ri të kufizimeve, transmeton “Zeri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu