Odalloviq: Nga Gjykata Speciale le të frikësohen komandantët e UÇK-së

0
609

Obdallovic

Gjykata Speciale është çështje e dhimbshme për shqiptarët, sepse kjo do të jetë hera e parë që përballet me një gjykatë ndërkombëtare për të gjykuar krimet kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë .

Këtë e ka thënë kryetari i Komisionit qeveritar të Serbisë për persona të zhdukur Velko Odalloviq.

Odalloviq si mysafir në radio KIM në Çagllavicë ka thënë se shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk gjykohen institucionet e Kosovës por përgjegjësit për krimet që kanë kryer ndaj 3500 njerëzve.

“Duhet të brengosen komandantët e UÇK-së  dhe nëse ata janë në institucione le të brengosen. Këtu nuk është qëllimi nëse qeveria apo institucionet të rishikohen. Institucionet nuk kanë ekzistuar kur kanë ndodhur krimet, ata (kriminelët) kanë qenë në mal, jashtë institucioneve, kanë qenë ndryshe të organizuar”, ka thënë Odalloviq.

Gjykata është për krime dhe krimet janë diqka që duhet të sanksionohen ka thënë Odalloviq duke shtuar se gjykata special do të jetë një instrument për zgjedhjen e fatit të serbëve të zhdukur nga Kosova.

“Shpresojmë se me hetimet për krime do të vijmë edhe deri te vendet ku janë viktimat e mundshme|, tha ai.

Gjatë luftës në Kosovë kanë qenë pesë zona të përgjegjësi ku kanë operuar pjesëtarët e UCK-së.

Odalloviq pret se gjykata Speciale do të merret edhe me përgjegjësitë komanduese.

“Le të brengosen komandantët e UÇK-së ashtu siç kanë marrë përgjegjësi edhe përgjegjësit e ushtrisë dhe policisë serbe. Le të mendojnë për pasojat. Për këtë tek ata është prezent frika, sepse këta njerëz nuk e kanë mbytur veten, nuk kanë shëtitur duke mbjellë lule dhe dredhëza dhe pastaj të jenë zhdukur. Për fat të keq ata janë rrëmbyer”, ka thënë Odalloviq.

Odalloviq thotë se ekzistojnë rreth 300 dëshmitarë që do të vërtetojnë atë çka kanë parë dëgjuar ose indirekt dinë diçka për konfliktin në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu