OKB jep alarmin: Në Bregun e Fildishtë ka ndodh masakër

0
793

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon i ka kërkuar Presidentit të Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara që të hetojë vdekjet e shkaktuar nga mbështetësit e tij. Ban Ki-Moon është shprehur i alarmuar mbi raportet nga qyteti i Duekoue por Ouattara është shprehur se mbështetësit e tij nuk janë përfshirë në këtë masakër.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Bregun e Fildishtë ka bërë të ditur se nga luftimet në këtë vend kanë mbetur të vrarë 800 persona. Konflikti në shtetin afrikan ka nisur pas zgjedhjeve presidenciale, mes forcave të atij që njihet nga ndërkombëtarët si fitues i zgjedhjeve, Alassane Auattara dhe Laurent Gbagbo, presidenti që refuzon të lërë pushtetin.

Zyrtar të OKB-së flasin për 330 të tillë vetëm në përplasjet në qytetin e Duekoue. Drejtori i OKB-së në Bregun e Fildishtë thotë se nga përplasjes mes grupeve kanë mbetur të vdekur 220 persona prej sulmeve të forcave të Outtaras dhe 100 nga forcat mbështetësit e Gbagbos. Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë identifikuar 320 trupa por numri i të vdekurve mund të jetë më i madh. Dy grupet po luftojnë për marrjen e kontrollit në qytetin më të madh të vendit, Abidjan. Si pasojë janë zhvendosur nga vendbanimet 1 milion njerëz nga 4 milion që është gjithsej ky qytet.

Franca ka dërguar trupa luftarak në këtë vend, të cilët kanë marrë kontrollin e aeroportit. Televizionet pro-Gbogbos kanë bërë thirrje për mobilizim kundër ushtarëve francez duke i quajtur “pushtues”. Ndërsa një këshilltar i Ouattara është shprehur se forcat e tij po përgatisin hapin final për rrëzimin e Gbagbos.

Franca ka dërguar 300 ushtarë ekstra në bregun e Fildishtë ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë franceze, Thierry Burkhard. Në total në këtë vend tashmë gjenden 1 400 ushtarë të Francës. Ai është shprehur se nuk ka ende plane të shpejta për evakumin e të huajve. Më shumë se 1 500 të huaj që gjenden në Bregun e Fildishtë janë strehuar në kampin e ushtrisë Franceze, ku përfshihen rreth 700 francez, 600 Lebanezë dhe 60 shtetas nga vendet europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu