Opozita cakton datën e daljes në rrugë, nuk e quan protestë

0
852

Protestat e veteraneve

Opozita ka caktuar datën kur do të mbajë manifestim publik dhe kjo është vendosur të jetë më 28 nëntor, ka mësuar KTV-ja nga burime brenda partive opozitare.

Tri partitë do organizohen që më 28 nëntor në një nga sheshet e kryeqytetit të mbajnë manifestimin, që nuk do të jetë protestë siç ishte paralajmëruar por manifestim.

“Tri partitë opozitare kanë nisur qysh më herët përgatitjet dhe tani në këto ditë që kanë mbetur mobilizimi do të jetë edhe më i madh”, ka thënë burimi i afër me këto zhvillime.

Manifestimi publik do të jetë kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për demarkacionin ndërkaq opozita do të shpreh pakënaqësinë e saj edhe ndaj Qeverisë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar javë më parë se ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre edhe në rrugë dhe kjo nuk do të jetë për një ditë.

“Kur të dalim në rrugë, s’ka kthim mbrapa, do të jemi ose ne ose Qeveria”, kishte thënë Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu