Opozita dhe shoqëria civile nuk po i besojnë Thaçit, presidenti është mashtrues !

0
577
Hashim Thaqi duke spjeguar krijimin e Qeveris
Hashim Thaqi duke spjeguar krijimin e Qeveris

Njohës të zhvillimeve politike dhe përfaqësues të partive opozitare në vend, nuk po i besojnë fare deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me atë se në vazhdën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, do të kërkohet tërheqja e fletarresteve të Serbisë, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mungesa e transparencës në rifillimin e dialogut dhe rezultatet e deritanishme nga dialogu me Serbinë, janë vetëm disa prej arsyeve për të cilat njohës të rrethanave politike dhe përfaqësueses të partive opozitare nuk po arrijnë t’i besojnë deklaratës së Thaçit.

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit komëbtar të Nisma për Kosovën, tha për “Gazeta Blic” se grupi i bisedimeve të Kosovës në Bruksel, në dialog me Serbinë e ka futur vendin në një krizë të thellë. Duke marrë për bazë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, e për këtë arsye, sipas Krasniqit është vështirë t’i besohet një deklarate të tillë, siç është ajo e Thaçit.

Për grupet e bisedimeve që e kanë udhëhequr dialogun deri më tani realisht është pak për t’u besuar se çfarë do të flasin atje. Mendoj që mund të jetë temë edhe kjo, por vështirë është për të besuar për atë që ata do të flasin atje. Ne e kemi bindjen se këto bisedime duhet të ndërpriten sepse këto janë ato që e kanë krijuar këtë krizë dhe këta njerëz që kanë biseduar që 5-6 vite dhe kanë prodhuar një krizë të tillë duke mos përmirësuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë, vështirë që do të prodhojnë diçka më të mirë dhe më përmbatësore edhe për Kosovësn por edhe për raportet Kosovë-Sërbi”, ka thënë Krasnqi

Edhe për Shqipe Pantinën, deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, deklarata e Thaçit, është e pabesueshme, kjo pasi që për një gjë të tillë presidenti i vendit është dashur kohë më parë t’i kushtëzoj bisedimet me Serbinë.

Nese Thaci e ka seriozisht çështjen e fletëarresteve për ish ushtarët e UÇK ai është dashur qysh nga fillimi të i kushtëzoj bisedimet. Tani ai i bënë këto deklarime për të ngritur repotacionin e tij i cili është në pikën më të ultë. Askush nuk i beson më atij”, tha Pantina.

Një mendim të përafërt me Pantinëm, ka edhe deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, ky i fundit konsideron se fillimi i bisedimeve me Serbinë ka qenë i gabuar, e i tillë është edhe vazhdimi i tyre.

“Absulutisht nuk i besoj, vet biseda e filluar me Serbinë ka qenë gabuar, edhe është duke vazhduar gabimisht dhe çdo gjë çfarë thotë Hashim Thaçi, nuk është e vërtetë. Ata e kanë legalize Serbinë brenda Kosovës dhe për këtë herët a vonë duhet të japin përgjegjësi, Hashimi në rëndë të parë e pastaj edhe Isa si vazhdues i këtyre bisedimeve”, ka thënë Berisha për “Gazeta Blic”

Nërkohë “Gazeta Blic” ka provuar të flasë lidhur me këtë çështje edhe me përfaqësues të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, mirëpo ata kanë qenë të paqasshëm gati në çdo përpjekje të redaksisë.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj thotë se është problem t’i besohet deklaratës së presidentit Thaçi, në lidhje me atë se do të kërkojë nga Serbia që t’i tërheq fletëarrestet e lëshuar për ish-pjestarët e UÇK-së, duke theksuar se proklamimet e më hershme të Thaçit, se po normalizohen raportet me Serbinë, kanë dalur të pavërteta, marrë parasysh provokimin e vendit tonë nga Serbia, siç është rasti me ndërtimin e murit në very të Mitrovicës, pastaj përpjekja për të hyrë në Kosovë me tren, i cili u ndaluan nga Policia e Kosovës.

 

E para, ndërmjetësuesit në Bruksel si parim kanë vendosur që për çfaredo çështje që palet dakordesohen ata, pra Brukseli do të ndërmjetësoj. Pra, Kosova dhe Serbia, përkatësisht negociatoret e të dyja vendeve do të duhej të bien darkord për temat e që do të negociojnë. Ne, pra, qytetarët e Kosovës nuk është që kanë parë ndonjë agjendë të takimit të nesërme. Por, njëkohësisht as lideret në Beograd nuk kanë dhenë detaje për temat e takimit. Kështu që, problematike dhe e pabesueshme duket deklarata e Presidentit Thaçi që do të hapë ne tavolinën e bisedimeve edhe çështjen e fletëarresteve. E dyta, Presidenti Thaçi bëhet edhe me i pabesueshëm kur të na flet për dialogun në Bruksel, për fakin e vetëm që me vite të tera ka proklamuar se Kosova dhe Serbia po i normalizojnë raportet e tyre, e ne anën tjetër vetëm para një javë për pak nuk pamë përleshje për një tren. Për më tepër, Thaçi më vite ka proklamuar që nuk do të këtë dialog politik në mes Kosovës dhe Serbisë e ndërkohë që, nëser ky dialog politik do të jetë në nivelet më të lartë të mundeshme. Pra, si përfundim, është problematike të besohet që z. Thaçi të qëndroj prapa atyre që thotë në vazhdimësi. E gjithë përpjekja politike e Presidentit Thaçi është mashtruese, e rrjedhimisht e pabesueshme”, ka thënë Zogaj.

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodh nesër në mbrëmje në Bruksel. Të pranishëm do të jenë edhe krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu