Opozita do të protestojë kundër Gjykatës Speciale (Video)

0
661

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Derisa thirrjet për t’u votuar Gjykata Speciale vetëm sa vijnë e shtohen, duke u paralajmëruar edhe rreziku në rast të dështimit, opozitarëve nuk ka kush t’ua ndryshojë mendjen.

Ata vazhdojnë ta quajnë të padrejtë për Kosovën dhe popullin themelimin e kësaj gjykate, duke konsideruar se me këtë po shtrembërohet dhe rrënohet lufta e pastër e UÇK-së, raporton KTV.

Opozita jo vetëm që nuk do ta votojnë atë, por nuk përjashton mundësinë edhe për protesta të reja.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se duhet fuqizuar sistemi juridik i Kosovës që ta kenë mundësinë t’i trajtojnë të gjitha ato raste apo dyshime që mund të lidhen me ndonjë krim individual, transmeton Koha.net.

Por, Ymeri nuk i frikohet as Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse, sipas tij, çështja e Gjykatës Speciale del jashtë domenit të këtij institucioni.

[youtube url=”http://www.dailymotion.com/video/x2iojlk_gjykata-speciale_news” width=”560″ height=”315″]

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu