Opozita i thotë sërish JO Hashim Thaqit

0
439

Blloku Opozitar

Presidenti i vendit, Hashim Thaqi ka marrë refuzimin e radhës nga partitë opozitare për çështjen e reformës zgjedhore.

Boshti opozitar i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i kanë thënë sërish jo ftesës se Thaqit për reformën.

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha vlerëson se reforma zgjedhur ka mundur të nisët shumë më herët dhe jo tani. Kosova, sipas tij, ka shumë më probleme emergjente se sa reforma zgjedhore.

“Është shumë e nevojshme qe sa me shpejtë të shkohet në zgjedhje dhe përmes mekanizmit të zgjedhjeve të vie një qeveri tjetër e re, e cila të gjitha problemet e krijuara do t’i trajtojë. Nuk është momentumi për një reformë zgjedhore. Është vetëm blerje e kohës për pushtetin e tashëm dhe largim nga problemet aktuale qe e mundojnë Kosovën dhe opinioni të merret me reformën dhe jo me problemet aktuale qe ka Kosova”, ka thënë deputeti i AAK-së për ‘Indeksonline’.

Në këtë linjë janë edhe të subjekti i Fatmir Limajt. Sekretari i kësaj partie, Bilal Sherifi ka thënë shkurt se edhe Nisma do të refuzojë sërish këtë takim.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thirrur për të premten takimin e radhës mes kryetarëve të partive për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Javën e kaluar ishte mbajtur një takim pa praninë e tri partive kryesore opozitare.

Në këtë takim janë dhënë një sërë propozimesh për çështjen e reformës. Thaçi ka propozuar që të zvogëlohet numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe nga një ulëse në Kuvend ta kenë komuniteti malazez dhe ai kroat. Ndërsa, kryeministri Mustafa në cilësinë e kryetarit të LDK-së ka propozuar qe të hiqet balotazhi në zgjedhjet komunale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu