Opozita malazeze me propozim që kufiri Mali i Zi-Kosovë të jetë i vitit 1993

0
766

2

Ministri malazez i Punëve të Jashtme Igor Lukshiq ka deklaruar se kufiri ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës do të përcaktohet sipas dëshmive kadastrale dhe jo me rezolutë

Lukshiq, siç transmeton gazeta “Blic” e Beogradit, lidhur me Rezolutën e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi miratuar në Kuvendin e Kosovës gjatë qershorit, ka thënë se për demarkacion në Malin e Zi është e ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi dhe se kjo punë po ecën “me rrjedhë të planifikuar “.

Duke folur për Rezolutën e Kosovës, Lukshiq ka thënë se edhe në Bosnjë e Hercegovinë ka qenë e propozuar Rezoluta e ngjashme me këtë të Kosovës, por, tha ai, “ekspertët dëshmuan se për këtë nuk ka problem”.

Për demarkacionin e kufirit me Kosovën u debatua në Këshillin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Malit të Zi. Deputeti i partisë opozitare Fronti Demokratik Milan Knezheviq (në foto) ka thënë se “po mendon seriozisht të propozojë rezolutë sipas të cilës kufiri i Malit të Zi dhe i Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi.

Knezheviqi e pyeti Lukshiqin nëse shteti po bën ndonjë gjë pas miratimit të Rezolutës së Parlamentit të Kosovës, me të cilën kërkohet që kufiri të përcaktohet sipas Kushtetutës së vitit 1974 duke vlerësuar se kjo Rezolutë është sulm në sovranitetin e Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu