Opozita nesër kundër amendamenteve për Gjykatën Speciale

0
625

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Në mbledhjen e mbajtur të shtunën, Qeveria e Kosovës vendosi që të paraqesë në Kuvend dy amendamente, miratimi i të cilave do të mundësojë themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

E këto amendamente janë dërguar për në Kryesinë e Kuvendit. Kjo e fundit, nesër në ora 12:00 pritet të mbaj takimin ku pos tri pikave të rendit të ditës, pritet t’i ketë edhe këto amendamentet para vetës.
Por, përfaqësuesit e opozitës në këtë takim të kryesisë, do të votojnë kundër këtyre amendamenteve.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kada-Bujupi, në një prononcim për Indeksonline tha se ajo do të votoj kundër kësaj. Madje, ajo thotë se ky vendim i marrë të shtunën është edhe një goditje ndaj atyre që luftuan për lirinë e vendit.

“Së pari dua të theksoj se ne do të votojmë kundër. Arsyet disa herë i kemi thënë edhe publikisht dhe këto qëndrojnë. Ndërkaq, mendoj se vendimi i marrë në ditën e tretë të Epopesë së UÇK-së është edhe simbolikisht një goditje e fuqishme e pushtetarëve ndaj dëshmorëve e heronjve të cilët luftuan për liri dhe për paqe.

Në rendin e ditës, të cilin e kemi marrë të premten, kemi pas tri pika të rendit të ditës, dhe çështja e Gjykatës Speciale nuk ka qenë pikë e rendit të ditës”, tha ajo.

Ndërsa, edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, tha se janë kundër, me gjithë se nuk e di se çfarë përmbajnë ato amendamente.

“Vota jonë ka me qenë kundër. Për derisa po themelohet një Gjykatë Selektive, atëherë ne jemi kundër këtij projektligji apo këtyre amendamenteve, pavarësisht që ende nuk i kemi pa”, tha Bajrami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu