Opozita përgatitet për 26 mars, takim mobilizues më 19 mars

0
683

Vetevendosje

Në përgatitje për protestën e 26 marsit, partitë opozitare kanë thirrur një tubim mobilizues për datën 19 mars, siç thuhet në një ‘event’ të krijuar në Facebook, për t’u bërë pjesë e shumicës që do të sjell ndryshimin.

Opozita paralajmëron se beteja e saj vazhdon me protestën gjithëpopullore që kulmon më 16 mars për të kundërshtuar Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin.

“Ka gjysmë viti që po kundërshtohen marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. “Zajednica”, marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria shtypëse e anti-kushtetuese që po shkon kah regjimi fashist, tashmë po kundërshtohen nga një front i gjerë shoqëror. Ne nuk e kemi lënë Qeverinë që t’i realizojë këto projekte. Ne e kemi prishur rehatinë e pushtetit derisa kërkonte qetësi për ta shtypur më mirë popullin e opozitën. Këto janë sukseset tona. Më 26 mars, suksesi jonë do të jetë demokracia. Për këtë po mobilizohemi në terren. Jemi anekënd Kosovës duke u bërë bashkë me njëri – tjetrin. Për këtë do të tubohemi më 19 mars, për t’u mobilizuar që të bëhemi pjesë e shum icës që do ta sjellë ndryshimin. Nga salla “1 Tetori” më 19 mars në Prishtinë takohemi për t’i dhënë një nisje të re angazhimit tonë protestues, që do të kulmojë në 26 mars. Betejat tona vazhdojnë. Mirupafshim në takimin tonë të përbashkët mobilizues më 19 mars. Mirupafshim në shesh, masivisht më 26 mars”, thuhet në thirrjen e opozitës.

Vetevendosje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu